E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportit Boteror i Investimeve per vitin 2012

Raporti botëror i investimeve 2012 i  Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNKTAD) konkuldon se Shqipëria ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja se sa ishte parashikuar për vitin 2011. 
Duke krahasuar Indeksin e Tërheqjes së Investimeve të Huaja me një tjetër indeks te UNCTAD-it,  Indeksin e Potencialit të Investimeve, raporti vëren që një numër vendesh në tranzicion dhe në zhvillim, midis tyre edhe vendi ynë, kanë arritur të tërheqin më shume Investime të Huaja se potenciali. Kjo dëshmon edhe njëherë aftësinë që ka vendi ynë për të qenë tërheqës për investitorët e huaj. 
Megjithatë, sipas raportit, Shqipëria arriti që të tërheqë investime të huaja direkte në nivelin e 1.03 miliardë dollarë në vitin 2011, në raport me 1.05 miliardë dollar në 2010-n, pra me një rënie të lehtë. 
Raporti botëror i investimeve 2012 i  Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin deklaron se Investimet e Huaja Direkte në nivel global pritet të shënojnë një ngadalësim në rritjen e tyre në vitin 2012, ndërkohë që perspektiva për vitet 2013 dhe 2014 duket më optimiste. Sipas raportit, në vitin 2011, prurjet e Investimeve të Huaja Direkte globale (FDI) u rritën  me 16 përqind, duke kapërcyer për herë të parë nivelin e para-krizës 2005–2007. “Kjo u arrit pavarësisht efekteve të vazhdueshme të krizës botërore financiare dhe ekonomike si edhe krizës aktuale të borxhit në Evropë,  - thuhet në raportin e përvitshëm të UNCTAD.  
Raporti Botëror i Investimeve 2012, nëntitulluar  “Drejt Një Gjenerate të Re për Politikat e investimeve,” u publikua të premten në Gjenevë dhe në disa vende të botës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›