E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beja: Ne PD, jo me dy mandate

Ministrat dhe perfaqesuesit e larte te ekzekutivit nuk duhet te mbajne njekohesisht dhe poste drejtuese ne strukturat e Partise Demokratike. Ky ishte propozimi qe beri dje deputeti, njekohesisht anetari kryesise se PD-se, Fatos Beja ne nje prononcim per mediat. Sipas Bejes, eshte e nevojshme qe keto pozicione te ndahen ne menyre qe kujdesi i mazhorances te jete i njejte, si per qeverisjen e vendit, ashtu edhe per organizimin e Partise Demokratike. Ish-ministri i Arsimit deklaroi se ishte e nevojshme qe demokratet te kishin kujdesin e duhur, per mos te humbur forcen per zgjedhjet e ardhshme qe e presin, ku drejtuesit me te larte s'duhet te jene te ngarkuar dhe te shperndare ne dy detyra, pasi e kane te veshtire ta perballojne . "Ne qofte se te gjithe drejtuesit e partise do te vene te tere ne pushtet dhe s'ngelet asnje te partia, eshte PD ajo qe humbet forcen. Eshte e veshtire per nje njeri qe te drejtoje nje dikaster te rendesishem, qe ka detyrime te medha dhe pergjegjesi te medha ndaj gjithe popullsise, jo vetem ndaj partise dhe te jesh ne gjendje pastaj te ndjekesh dhe kete, pra aktivitetet e partise. Nuk eshte e lehte. Verehet prirja qe te kete nga te dyja", deklaroi Beja per mediat. Sipas tij, ekstremet asnjehere nuk jane te mira dhe per kete arsye, duhet te ndahen ne menyre te percaktuar postet ekzekutive nga ato partiake. Sipas anetarit te kryesise se PD-se, "eshte e nevojshme qe ndarja e ketyre posteve te behet me statut, ne menyre qe te respektohet ne menyre rigoroze ai". Per Bejen, statuti i partise do duhet te pershtatet, ne menyre qe partia te jete e denje per te kandiduar ne cdo fushate si nje force e rendesishme. "Nga momenti qe kemi ndryshuar Kodin per zgjedhjet ne nivel qarku, atehere kjo duhet te pershtatet dhe te partia. Keshtu qe, ne do te kemi njekohesisht parti te strukturuar ne menyre te tille qe te jete e afte te konkurroje, te beje fushate e te fitoje. Kjo eshte e detyrueshme te shprehet ne statut", deklaroi Beja. Qendrimi per ndarjen e posteve ne ekzekutiv nga ato partiake eshte diskutuar dhe paralajmeruar shume ne Partine Demokratike, gjate mandatit te saj te pare, por asnjehere nuk ka pasur nje nisme konkrete e cila ta perkufizoje ne menyre te qarte kete ceshtje. Por nisur nga fakti qe me 12 Dhjetor do te mbahet Kuvendi i PD-se, dhe ne kete kuader do te behen edhe ndryshime statutore, pritet qe ceshtja e ndarjes se pushtetit te rishtohet ne tryezen e demokrateve. Nisur nga mbajtja e ketij Kuvendi, kryesia e PD-se ne plotesim te detyrimeve statutore vendosi ngritjen e Komisionit te Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale te Partise nen drejtimin e nenkryetarit te PD-se Astrit Patozi si dhe te Komisionit per Rishikimin e Statutit te kryesuar nga Sekretari i Pergjithshem Ridvan Bode. Ne kete Kuvend PD pervec rizgjedhjes se drejtuesit te saj do bej dhe rizgjedhjen e anetareve te Keshillit Kombetare dhe sekretariatit qendror te partise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›