E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shteti ne krize, po degradon

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se Shqiperia eshte ne krize te shumanshme dhe shteti po degradon per interesat e Familjes. Gjate nje komunikimi per mediat, lideri socialist permendi ngjarjet e fundit te ndodhura ne vendin tone, duke vleresuar ne kete menyre se shqiptaret po perballen me degradimin, cdo dite e me shume. "Ky prononcim eshte disi i pergjithshem ne dukje, sepse ne fakt permbledh ate cka intensivisht ka ndodhur gjate ketyre diteve ne Shqiperi dhe qe tregon se Shqiperia eshte ne krize te shumanshme dhe shteti eshte ne degradim te perditshem", u shpreh Rama. Sipas tij, kriza ekonomike e financiare qe po i prek te gjithe eshte shprehje kuptimplote e ketij degradimi. Ai tha se numri i bizneseve te vogla qe falimentojne e mbyllen apo qe jane ne prag te falimentimit po rritet, shkalla e papunesise po shtohet, duke rritur deshperimin social. Duke vijuar me tej, lideri opozites tha se arka e shtetit vazhdon te jete bosh, per shkak te zullumeve te pushtetit qe vazhdon te zhytet ne llumin e korrupsionit. "Shqiperia po ndjen perdite e me teper krizen sociale, varferia po terheq perdite ne qerthullin e saj familje e komunitete te pambrojtura qe nuk arrijne ta perballojne me jetesen", deklaroi kreu i selise roze. Rama kujtoi se vetem ne keto dite, opinioni eshte ballafaquar me raste te varferise ekstreme, madje me situate cnjerezore ku njerezit trajtohen si ne mesjete, nderkohe qe shteti nuk ekziston per ta e per te gjithe ata qe jane si ata. Ai solli ne vemendje pamjet shokuese te Dibres e Fierit, duke i komentuar se ne shiheshin te semure qe mbaheshin lidhur me zinxhir, tregon jo vetem shkallen e patolerueshme te rrenimit moral e social ku bien perdite shqiptaret, familje e komunitete te pafajshme e te pambrojtura, por ne radhe te pare deshtimin e plote te strukturave te nje shteti qe ne fakt i sherben vetem pushtetit, dhe qe ekziston perdite e me shuam vetem per pushtetin, Pushtetin e nje Familjeje. "Gjate dy diteve te fundit, konflikti ne Orikum mes policise se shtetit dhe paleve te ndryshme te pronareve per nje prone ne konflikt, tregon se problemet e pronesise jo vetem nuk kane gjase te zgjidhen, por ne fakt jane kthyer ne pengje te nje politike qeveritare qe synon kthimin e Sali Berishes e te femijeve te tij ne pronare te medhenj dhe rindarjen e pronave me forcen abuzive te shtetit ne favor te familjes ne pushtetet, te klienteve dhe te sherbetoreve te saj", kritikoi qeverisjen e vendit lideri socialist. Duke vijuar me tej, kryetari socialist tha se Shqiperia perballet sot me krizen me te thelle morale te qeverisjes, rastet e dy ministrave aktuale, jane simbole te se keqes qe ka mberthyer, qeverine, shtetin ligjor e kthyer ne vegel te pushtetit te paligjshem. Sipas tij, e gjithe kjo problematike ka ne fund te fundit vetem nje burim; faktin qe kjo qeveri eshte zgjedhur nga nje Parlament qe nuk perfaqeson vullnetin e shumices se shqiptareve. "Nje pushtetet qe ka lindur i degraduar, sepse eshte ricikluar permes vjedhjes se votes, ka deshtuar. Eshte kjo arsyeja qe shumica e shqiptareve qe ne 28 qershor nuk e votuan dhe nuk investuan per riciklimin e ketij pushteti dhe sot jane te bindur se kjo situate duhet te ndryshoje", deklaroi kryetari Rama, duke bere thirrje qe sot te mblidhen te gjithe ne Lushnje per te protestuar ndaj vjedhjes se votes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›