"Si do paguheni ne deputetet"
Bojkoti i socialisteve ndihet ne xhepat e tyre. Ndersa kane kaluar dy muaj nga bojkoti i parlamentit nga grupi parlamentar socialist, deputetet e selise roze fillojne te ndjejne krizen ekonomike ne xhepat e tyre. Keshtu pra, dy deputete te kesaj partie, Alfred Dalipi dhe Erion Brace, kane kerkuar prej disa ditesh, permes nje letre konfidenciale te derguar kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, qe te saktesohet statuti i tyre. Me ane te kesaj letre kerkohen pergjegjesite dhe perfitimet qe rrjedhin nga ky status. Kerkesa konsiston gjithashtu ne dhenien e sqarimit nga Kryesia e Kuvendit mbi pozicionin qe ata kane sot pasi nese klasifikohen si deputete ata prej dy muajsh duhet te marrin pagen dhe te gjitha perfitimet e nje deputeti dhe nga ana tjeter nese ata nuk jane deputete duhet te perfitojne trajtimin financiar si ish-deputete. Deri me tani, ky institucion i ka paguar te gjithe ish-deputetet sipas ligjit me 50% te pages qe kane pasur, nderkohe qe deputetet socialiste te cilet nuk kane bere ende betimin e deputetit nuk kane perfituar nga ky status dhe po ashtu ata per shkak te mos realizimit te betimit nuk kane marre as pagen e deputetit. Dy deputetet socialiste nuk kane deshiruar qe letra e tyre konfidenciale te paraqitet per mediat. Ndersa, burime zyrtare prane ketij institucioni bejne te ditur se ne protokollin zyrtar nuk ka mberritur nje leter prej deputeteve te grupit parlamentar socialist. Kjo gje pritet te shkaktoje edhe debate ne Partine Socialiste, pasi kjo leter nuk eshte ne dijeni te deputeteve te tjere socialiste, pra nuk ka nje vendim politik. Deputete te kesaj partie, te kontaktuar dje nga gazeta kane treguar se ceshtja e percaktimit te statusit nuk eshte diskutuar ne seline roze. Kjo do te thote, se mund te hape nje lufte midis deputeteve ekzistues qe paguhen dhe te deputeteve te cilet jane per here te pare ne kete post, por ende jo te mandatuar. Kerkesa e bere ne kohen e bojkotit te deputeteve socialiste ka krijuar nje situate te re ligjore e cila eshte ende e paqarte. Nga ana tjeter, edhe deputeti i Partise Socialiste, Andis Harasani, i cili eshte themelues i Levizjes per Mendimin Ndryshe ne kete parti, do t'i drejtohet kryetares se Kuvendit per te kerkuar se kur i skadon afati per vlefshmerine e mandatit te deputetit. Prej mese dy muajsh, partia me e madhe ne opozite, me 64 deputete te saj, ka bojkotuar parlamentin ne shenje proteste. Nje nga kushtet per hyrjen ne parlament ka te beje me hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit dhe hetimin e ketyre zgjedhjeve. D.D