Shperthen skandali, tjeter e semure e lidhur me zinxhire
Kavaje-Shtohen publikimet ne media te rasteve te dhimbshme, ku prinderit mbajne te lidhur prej vitesh femijet e tyre te semure mendore. Rasti me i fundit i publikuar dje, eshte ai i nje vajze 22-vjecare ne fshatin Rreth Tepsh te Kavajes. Babai i saj, Spiro T, thote se e ka lidhur vajzen e tij te semure mendore, qe kur ishte 6 vjec. Ai pohon se ka qene i detyruar te ndermarre kete veprim, pasi here pas here vajza e tij shfaqte shenja dhune, ne momente krize. Ajo qendron cdo dite e lidhur me nje zinxhir hekuri ne qafe, te kapur ne cepin e murit te dhomes. Pamja qe paraqet ky rast eshte vertet tronditese. Nje dhome krejt e zhveshur dhe mure te nje shtepie perdhese qe vec dhimbjes mbartin varferi ekstreme. Babai i vajzes thote se femija e tij ka lindur me probleme mendore. Me rritjen fizike, edhe shenjat e dhunes, u bene me te dukshme, tregon ai. Ne kushte te tilla ai tregon se ka qene i detyruar ta mbaje lidhur, per te evituar pasojat e dhunes qofte brenda ne familje apo edhe jashte tek banoret e lagjes. E semura eshte trajtuar nga mjeket e Kavajes, por vec mjekimit ambulator, nuk eshte ndjekur per nje trajtim me te specializuar. Me statusin e te paaftit mendor, vajza perfiton nje pension prej 8 mije lekesh. Per babain nuk ka qene e lehte te lidhe femijen e tij, por duke mos patur asnje rrugezgjidhje tjeter, kjo ka qene perpjekja e vetme per te mbajtur ne kontroll veprimet e saj te dhunshme.
Precedentet
Brenda nje jave ky eshte rasti i trete i publikimit ne media te rasteve te kesaj natyre. Skandali i privimit nga liria nga familjaret te femijeve te tyre te semure mendore, zuri fill ne Levan te Fierit, ku nje djale i komunitetit rom, ishte lidhur nga gjyshi i tij dhe mbahej i mbyllur ne nje kasolle. Ndersa dy dite me pare, per dy motra nga Maqellara e Dibres, u deklarua nga babai i tyre, se kishte 22 vjet qe i mbante te lidhura me zinxhire. Menjehere pas shfaqjes se pamjeve rrengjethese, keta te semure u derguan ne spitale ku trajtohen persona me probleme mendore.
Rrefimi
Spiro T, thote se e ka lidhur vajzen e tij te semure mendore, qe kur ishte 6 vjec. Ai pohon se ka qene i detyruar te ndermarre kete veprim, pasi here pas here vajza e tij shfaqte shenja dhune, ne momente krize.
Mjekimi
E semura eshte trajtuar nga mjeket e Kavajes, por vec mjekimit ambulator askush nuk eshte kujdesur per nje trajtim me te specializuar. Me statusin e te paaftit mendor, vajza perfiton nje pension prej 8 mije lekesh.
Skandali i paralajmeruar nga AP
Me heret se publikimi i ketyre rasteve ne media, Avokati i Popullit e ka ngritur ne rruge institucionale shqetesimin per ngritjen e nje qendre per perkujdesjen shoqerore per te semuret mendore mbi moshen 25 vjec. Drejtori i Kabinetit te Avokatit te Popullit Artur Lazebeu, pohoi se "rastet e publikuara nuk jane te vetmet ne vend. Eshte shume e dhimbshme qe prinderit e ketyre femijeve, arrijne t'i privojne nga liria, duke marre parasysh edhe penalizmin nga ligji per kete veprim. E gjitha kjo ndodh vetem qe halli i tyre te degjohet dhe strukturat shteterore t'i vijne ne ndihme per te zgjidhur problemin". Sipas Lazebeut, nuk duhet pritur qe te dalin keto raste ne pah dhe me pas te sensibilizohet opinioni apo strukturat perkatese shteterore. Per nje zgjidhje te perhershme te problemit, institucioni i Avokatit te Popullit, i ka rekomanduar Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ngritjen e qendrave rezidenciale per keta te semure. Perssonat me aftesi te kufizuar, duke qene anetare te shoqerise, duhet te integrohen ne jeten sociale. Ne baze te Kushtetutes, nje nder objektivat sociale te shtetit eshte edhe riaftesimi shendetesor, integrimi ne shoqeri dhe permiresimi i kushteve te jeteses te te paafteve mendore.