Alkooli, ndalohet shitja pas ores 20 ne mbremje
Dyqanet, supermarketet do te gjobiten tashme nese do te shesin pije alkoolike pas ores 20. 00 te mbremjes. Ky ka qene vendimi me i fundit i marre ne Komisionin Parlamentar te Shendetesise, i cili ka hartuar strategjine e re kunder alkoolit.
Masat
Qeveria vendos te rishikoje strategjine e luftes kunder alkoolit, e cila edhe pse u miratua vetem dy vjet me pare, nuk ka dhene asnje efekt deri tani. Organizata Boterore e Shendetesise kerkon qe Shqiperia te kete rregulla dhe ligje te njejta me vendet e tjera te Bashkimit Evropian. "Kjo strategji do te hartohet ashtu sikurse jane rekomandimet e OBSH-se" ka pohuar zv/ministri i Shendetesise, Bardh Spahia. Sipas tij, ne strategjine e re parashikohet qe te mos shiten me pije alkoolike pas ores 20:00 ne dyqane e markete. Kjo sepse sipas shifrave, Shqiperia krahasohet me Gjermanine per nga konsumi i alkoolit. Rreth, 20 per qind e popullsise jane vartes te alkoolit, 1.5 per qind jane te degraduar dhe 5 per qind eshte nje tjeter kategori shume afer degradimit.
Strategjia
Rritja e numrit te perdoruesve te alkoolit ne Shqiperi pas viteve '90 e ka detyruar Ministrine e Shendetesise qe te hartoje nje strategji te vecante, e cila parashikon te zbuse kete problem me pasoja sociale. Te dhenat paraprake flasin per nje numer teper te madh te te alkoolizuarve ne vend qe arrijne ne masen 20 per qind ndersa 2,1 per qind e popullsise eshte e dehur cdo dite."Rreth 1.5 per qind e popullsise mbi moshen 15-vjec jane alkolvartes, nderkohe qe 20% e popullsise jane perdorues te alkoolit. Shqiperia po behet si Gjermania per sa i perket perdoruesve te alkoolit. Kjo strategji synon te ule kontrabanden e alkoolit ne vend dhe te rrise akcizen e pijeve alkoolike" ka pohuar Roland Shuperka, Specialist ne Institutin e Shendetit Publik. Sipas tij, implementimi i kesaj strategjie parashikon marrjen e disa masave qe synojne te cojne ne vecanti uljen e numrit te te alkoolizuarve minorene ne vend. Por, kjo strategji ndonese eshte vleresuar si hap pozitiv, pati edhe rezerva per implementimin e saj. "Se mos deshtojme si me duhanin. Duhet te merrni ne konsiderate promocionin per kete draft, pasi me duhanin kishim 6 muaj kohe dhe s'e beme" u shpreh gjate mbledhjes ne Komisionin e Shendetesise, kryetari Tritan Shehu.
Perdoruesit
Rritja e cmimit te alkoolit pritet te ule edhe konsumin e tij. Ky eshte nje nga propozimet e bera nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik te cilet pohojne se adoleshentet jane ata qe konsumojne me shume keto pije. Sipas tyre, cmimet e uleta dhe ofrimi i pijeve per cdo moshe ka bere qe numri i konsumatoreve te rritet nga viti ne vit. "Disa gota alkool ne dite brenda ose jashte ambienteve te shkolles per adoleshentet shqiptare tashme po behet gjeja me e zakonshme. Ashtu si me duhanin njohja dhe konsumi i alkoolit i ka fillesat qe ne moshen 13 vjec, kryesisht ne klasen e tete" ka pohuar specialisti i Shendetit Publik, Roland Shuperka. Sipas tij, ende nuk ka nje studim te mirefillte ne vendin tone qe te vertetoje se sa eshte numri i alkoolpiresve por nga te dhenat paraprake rezulton se eshte i larte. Rreth 40 per qind e meshkujve ne moshe aktive dhe pikerisht asaj 25 deri ne 49 vjec jane alkool pires. Sipas nje studimi kombetar ka rezultuar se edhe 5 per qind te femrave ne vend parapelqejne te marrin alkool ne menyre sistematike.
Studimi per konsumimin e alkoolit
Studimi ka treguar se rreth 2.1 per qind e popullsise ne rrethet kryesore te vendit bejne pjese ne kategorine e alkool piresit te rende. Qytetet te cilat jane monitoruar kane qene Tirana, Durresi,Vlora, Shkodera dhe Elbasani. Konsumi i pijeve alkoolike mendohet se eshte pergjegjese per rreth 9 per qind te te gjithe peshes se semundjeve, duke rritur nder te tjera rrezikun per ceroze, hipertension, semundje te zemres, hemorragji cerebrale, kancer te gojes, faringut, ezofagut, stomakut, melcise
2
mije
Nxenes te shkollave te ndryshme te vendit, kryesisht te sistemit parauniversitar do te perfshihen ne studimin qe do te nise kete vit nga Instituti i Shendetit Publik dhe Ministria e Shendetesise
73 %
E popullsise
Nuk eshte e varur nga alkooli, kjo do te thote se e konsumojne ate brenda masave te lejuara qe nuk mund te shkaktojne probleme per shendetin. Nderkohe konsumi i tepert behet shkak per disa semundje
Tabela
40 % e meshkujve te rinj perdorin alkool
5 % e femrave te reja e konsumojne cdo dite
73 %e popullsise nuk eshte e varur nga alkooli
9.5 % e perdorin brenda normave te lejuara
5.4 % e popullsise shfaqin probleme shendetesore
2.1 % e popullsise eshte e dehur cdo dite
10 shtreter ka pavijoni per te alkoolizuarit ne QSUT
9% e semundjeve shkaktohen nga alkooli