E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beja PS te bashkepunoje per rregulloren e Parlamentit

Ne mungese te konsensusit te opozites per miratimin e ligjeve qe kerkojne 3/5 ne Kuvend mazhoranca do te kerkoje mekanizma te ngjashem per kryerjen e reformave te cilat miratohen vetem me 71 vota ne Parlament. Kryetari i Komisionit te Jashtem Parlamentar deputeti Fatos Beja thote per AS se ne te njejten menyre si u veprua me lenien e imunitetit nepermjet nje ligji te vecante duke ndjekur modelin gjerman do te veprohet edhe me ligjet e tjera te cilat nevojiten per reformen ne sistemin gjyqesor. Ne qofte se do te jete e pamundur qe te ndryshosh Kushtetuten per nje ceshtje te caktuar qe lidhet me nje votim me 3/5 atehere do te kerkohen mekanizma te ngjashem qe nuk kane nevoje nga Kushtetuta me miratim me 3/5 por qe miratohen nga shumica e deputeteve te Parlamentit - tha Beja. Deputeti Beja thekson se kur flitet per pershtatjen e rregullores se Parlamentit shqiptar me ate Evropian nuk behet fjale per kopjimin e saj germe per germe. Nuk behet fjale te marrim ate rregullore dhe ta bejme rregullore te Parlamentit te Shqiperise se kurrkush nuk eshte shprehur ne kete sens. Behet fjale qe ndryshimet qe cdokush qofte dhe nje deputet i vetem qe ka te drejte mbi bazen e kushtetutes te beje nje propozim per ndryshim te nje ligji sic eshte dhe rregullorja qe eshte miratuar si ligj ndryshimi qe do propozohet ne cdo drejtim ne kete rregullore qe ekziston do te marri si model standardet me te perparuara - tha Beja. Nisma e fundit e mazhorances erdhi pas deklarates se Kryeministrit Berisha nje jave me pare kur theksoi se opozita eshte e vendosur per te mos votuar ligjet me shumice te cilesuar por sipas tij ekzistojne mekanizma kushtetues per kryerjen e reformave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›