E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet Tete ore per te votuar 4 ore per te numeruar

Sarande Debate mes socialisteve per zgjedhjen e delegateve per kongres

Akrepat e ores kane shenuar dicka me shume se ora 01.30 te dites se djeshme kur i eshte dhene fund numerimit te votave te hedhura nga socialistet e Sarandes ne kutine e votimit per delegatet qe do te coje Saranda ne sallen e kongresit te 5 nentorit. Votimi ka nisur ne oren 21.00 pasi eshte hedhur edhe vota e fundit. Nga 825 votues te regjistruar ne listat e socialisteve te Sarandes vetem 435 ose pak me shume se 50 per qind e tyre kane marre pjese ne votimin per delegatet e kongresit te 5 nentorit. Procesit te votimit i ka paraprire debati qe ka zgjatur per 4 ore rresht. Pjese e debatit me tone te larta qe jane degjuar deri ne shetitoren buze detit kane qene ata qe kerkonin te dinin perse nuk ishin njoftuar sakte per diten dhe oren e votimit per delegatet nderkohe qe te tjere i ka revoltuar mosshpallja e listes se kandidateve te porta e jashtme e selise socialiste sikurse eshte aplikuar e proceduar kohe me pare. Te revoltuarit nga kjo mungese transparence thane se ajo nuk ishte as harrese dhe as shkujdesje e drejtuesve te deges socialiste por e qellimshme per te marre pjese sa me pak socialiste nga vota e te cileve mund te vinte ndryshimi i statukuose se disave. Tensionet e brendshme kane cuar deri ne thyerjen e kutise se votimit nga me te irrituarit nga ajo qe eshte quajtur mungese transparence. Fituesit jane me kete renditje sipas numrit te votave te marra Mariel Murati Rajmonda Gjoni Panajot Zoto Vangjel Koka Nermiman Gjivogli Feruz Basho Klarida Qendro e Astrit Llanaj. Kryebashkiaku Stefan ipa percaktohet pa votim delegati i 9-te i Sarandes ne kongresin e socialisteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›