E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Haxhinasto Rekomandimet e ODIHR-it pika referimi per reformen zgjedhore

Zv/kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka zhvilluar sot nje konference te perbashket per shtyp me delegacionin e Komisionit te Venecias dhe ODIHR i kryesuar nga sekretari i Komisionit te Venecias Thomas Markert. Haxhinasto theksoi ne konference se te gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it do te jene pika referimi per reformen zgjedhore. Sipas Haxhinastos ndryshimet ne reformen zgjedhore behen ne kohen e duhur ndersa ky proces do te jete i hapur dhe do te adresoje te gjitha rekomandimet e ODIHR-it. Nderkohe gjate prononcimit per mediat zv/kryeministri tha se ky bashkepunim i frytshem do te vazhdoje edhe ne te ardhmen me qellim qe Shqiperia te jete model i bashkepunimit. Nderkaq sekretari i Komisionit te Venecias Thomas Markert nga ana e tij theksoi se delegacioni ndodhet ne Shqiperi per te pare se cfare permiresimesh duhet te behen ne reformen zgjedhore per te shmangur krizat politike ne te ardhmen dhe jo per te dhene keshilla. Delegacioni i Komisionit te Venecias ndodhet ne Tirane ne nje vizite pune dy ditore. Qellimi i vizites eshte hartimi i nje opinioni te perbashket te Komisionit te Venecias dhe ODIHR-it lidhur me permiresimet qe mund ti behen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore ne Shqiperi bazuar kjo ne kerkesen e Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›