E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beja: Paketa e PS, dakord ne parim, detajet ne Kod

Mazhoranca e djathte eshte dakord ne parim me propozimet e Partise Socialiste per ndryshimin e Kushtetutes per sistemin zgjedhor. Kryetari i Komisionit te Ligjeve, Fatos Beja, tha dje per gazeten se ne parim eshte pro kerkeses per ndryshimin e Kushtetutes, duke e vleresuar si te nevojshme per reformen zgjedhore. "Ne parim jemi pro. Por nuk mund te them se si do te procedohet me vone me kete ceshtje. Nuk mund te hyj ne detaje", tha Beja, duke qene pro kerkeses se PS-se per ndryshimin e nenit 64 te Kushtetutes per sistemin zgjedhor. Por, kryetari nuk dha garanci nese do te pranohen ne detaje te gjitha pikat e kerkeses se Grupit socialistit. "Detajet do te percaktohen ne Kodin Zgjedhor e do jene pjese e debatit te komisionit te reformes. Ne jemi dakord ne parim", vijoi Beja. Propozimet e PS-se do te diskutohen kete jave ne komisionin parlamentar te ligjeve. Kryetari i Komisionit te Ligjeve theksoi se te pranishem ne debat do te jene te gjitha forcat politike. Selia roze kerkon qe te ndryshoje nenin 64 te Kushtetutes. PS propozon qe Kuvendi te perbehet nga 140 deputete, te zgjedhur mbi bazen e sistemit zgjedhor proporcional me zona zgjedhore shume-emerore. Sipas tyre, caktimi i zonave zgjedhore shume-emerore duhet te bazohet ne ndarjen administrative te Republikes se Shqiperise. PS propozon dhe ndryshimin e nenit 68 po te Kushtetutes. Per ta, rregullat per caktimin e kandidateve, per regjistrimin e zgjedhesve, per zhvillimin e fushates zgjedhore, administrimin, shpalljen e rezultateve dhe vlefshmerine e zgjedhjeve, si dhe rregulla te tjera te nevojshme per zhvillimin e zgjedhjeve percaktohen nga ligji per zgjedhjet.

R.R

"Kushtetuta u shkel dy here"

Kryetari i Komisionit te Ligjeve, Fatos Beja, tha dje se vendi ka hyre ne zgjedhje dy here duke shkelur hapur Kushtetuten. Sipas tij, ne Kushtetute thuhet se zgjedhjet behen me dy raunde, ne nje kohe qe partite me konsensus kane vendosur qe t'i zhvillojne me nje. "Kjo nuk duhet lejuar me", tha Beja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›