E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Shqiperia, partner ne politikat e sigurise

Shqiperia eshte e gatshme te nise misione te reja paqeruajtese, nese kerkohen per sigurine nderkombetare. Presidenti Bamir Topi u shpreh dje ne Kroaci, pas marrjes se fteses per NATO, se vendi yne eshte i gatshem te kontribuoje ne perberje te Forcave Nderkombetare per siguri dhe Asistence te NATO-s ne Afganistan, por dhe misione te tjera. "Ne jemi te ndergjegjshem per keto sfida. Une besoj se do t'i perballojme ato edhe sepse perkrah nesh ndjejme mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes", tha Topi. Kreu i shtetit shqiptar garantoi se Shqiperia do te mbetet partner edhe ne politikat e sigurise dhe te progresit qe Shteteve e Bashkuara te Amerikes do te ndermarrin ne rajonin tone edhe ne planin global.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›