E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuta, pastaj fillon diskutimi

Oli Xhilaga

Partia Socialiste do te insistoje qe te sanksionohet ne Kodin Elektoral votimi me karta identiteti. Njekohesisht po ne kete kod te cilesohet qe listat e votuesve duhet te dalin nga regjistri themeltar elektronik i centralizuar. Ndermarrja e nje nisme te tille u be dje e ditur nga bashkekryetari socialist ne komisionin per reforme zgjedhore, Kastriot Islami. "Mund t'ju siguroj qe ne momentin qe do te behet reflektimi ligjor, ne do te kerkojme dhe ky do te jete nje nga elementet e bashkeveprimit me te gjithe aktoret ne Parlament, qe zgjedhesit shqiptare te shkojne ne zgjedhjet e vitit 2009 te votojne vetem kartat e identitetit dhe mbi bazen e listave te votuesve te dala nga regjistri themeltar elektronik i centralizuar", theksoi Islami gjate fjales se tij. Por, sekretari per Ceshtje Elektorale ne PS, njeheresh bashkekryetar i Komisionit te Reformen Zgjedhore, Islami shkon dhe me tej duke vene ne dukje faktin se nje nisme e tille do te kthehet ne nje detyre shume te rendesishme te qeverise. "Kjo do te behet pjese e planit te veprimit per ta perkthyer ftesen e marre ne Bukuresht ne anetaresim te plote, vitin e ardhshem. Kjo do jete kerkesa jone qe ne kete plan veprimi perfundimisht Shqiperia te vendosi keto tre elemente, reformen nga pikepamja ligjore, te cilen ne mendojme qe brenda sesionit te veres te mbaroje dhe dy element te tjere, qe jane pergjegjesi e plote e qeverise pra prodhimi i kartave te identitetit dhe i listave te votuesve", cilesoi Islami. Ne kete menyre, socialistet, sipas tij, do te kerkojne qe ne kodin elektoral te shkruhet shume thjeshte, votuesit te votojne me karte identiteti dhe vetem ata qe jane ne listat e zgjedhesve te prodhuar ne menyre elektronike.

Selia roze kerkoi dje nisjen e shqyrtimi dhe me pas miratimin e amendamentit per ndryshimet kushtetuese, lidhur me sistemin elektoral. "Amendimet duhet te miratohen ne Kuvend dhe jo ne komisionin e posacem per reformen zgjedhore, pasi nuk ishte ne mandatin e komisionit te reformes zgjedhore per te prodhuar kete amendament", beri me dije Islami. Njekohesisht, duke sqaruar me tej kete ceshtje, Islami theksoi se "ne momentin kur ky miratohet ne parlament pra reflektohet ne Kushtetute dhe eshte Parlamenti, ai qe do te vendose se si do te pasqyrohet ne Kushtetute, pastaj amendamenti kthehet ne nje orientim per komisionin e reformes zgjedhore, i cili eshte i detyruar ta detajoje te gjithe kete sistem te ri zgjedhor ne te gjitha nenet ku flitet per sistemin ne kodin zgjedhor". Njekohesisht, Islami i beri thirrje mazhorances qe te shikoje pozicionin e saj lidhur me kete reforme, pasi nga ana e saj selia roze i ka garantuar votat, me te cilat synon te kaloje ndryshimet kushtetuese, perfshire ketu dhe mbeshtetjen e PSD-se.

Drafti i PS

Neni 64 ndryshohet si vijon:

1. Kuvendi perbehet nga 140 deputete, te zgjedhur mbi bazen e sistemit zgjedhor proporcional me zona zgjedhore shume-emerore.

2. Caktimi i zonave zgjedhore shume-emerore bazohet ne ndarjen administrative te Republikes se Shqiperise.

3. Kriteret dhe rregullat per zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional per caktimin e zonave zgjedhore dhe per numrin e mandateve per secilen zone percaktohen ne ligjin per zgjedhjet.

b. pika 2 e nenit 68 ndryshon si vijon:

Rregullat per caktimin e kandidateve, per regjistrimin e zgjedhesve, per zhvillimin e fushates zgjedhore, administrimin, shpalljen e rezultateve dhe vlefshmerine e zgjedhjeve si dhe rregulla te tjera per zhvillimin e zgjedhjeve percaktohen nga ligji per zgjedhjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›