Rama: Jetojme ne nje vend ku mungon shteti
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kerkoi nga te rinjte e qytetit te Elbasanit te japin kontributin e tyre per te bere te mundur realizmin e misionit te socialisteve. E sipas tij, ky mision synon pikerisht qe ta kthejme politiken nga nje pazar politikanesh ne nje mjet ne duart e qytetareve, qe pavaresisht se ku jetojne, duhet te gezojne te njejtat liri dhe te drejta. Nje thirrje te tille, kreu socialist, Rama, e leshoi gjate turit te tij te dialogut, ku kesaj radhe kishte si stacion fshatin Mollas, te Elbasanit, njekohesisht dhe nje takim te vecante me te rinjte e po ketij qytetit. Kesisoj dhe gjate dites se djeshme, Rama ka vijuar dialogun e tij per ceshtje te sigurise se jetes dhe barazine e shanseve per te gjithe. Duke u kerkuar ketyre te rinjve te jene zedhenes te ndryshimit te madh qe kerkon vendi, Rama vleresoi se "sot, ne gjendemi ne nje pozicion ku nga njera ane ku partneret na kane shtrire doren dhe nga ana tjeter qeveria e politikes se vjeter dhe te shkuares na mban lidhur, duke mos na dhene mundesi qe ne te ecim me shpejtesi, per t'u bashkuar me popujt e tjere te lire, ne nje demokraci funksionale, ku liria individuale te mos jete slogan dhe nje parim i shkruar kushtetues, por te jete nje menyre jetese, per kedo qe ne Shqiperi". Nderkohe po ne kete linje, Rama vleresoi faktin se ndryshimi duhet te vije ne emer te nje te ardhmeje, e cila duhet te jete e prekshme per cdonjerin qe ka nje enderr, e qe per shkak te endrres se tij sot e sheh veten te marre arratine, ose do ta shohe veten te "burgosur" ne vendin e tij, ku do te jete i privuar nga te gjitha ato mundesi qe shteti duhet t'i krijonte, ku ta linte secilin te provoje dhe te prodhoje me talentin e tij, pavaresisht nga mbiemri, prejardhja, pozita gjeografike. Madje, kreu socialist siguroi se "e gjitha kjo mundet, sado e pamundur duket, aq e mundur eshte. Kjo kerkon, qe te gjithe ju dhe qe ne se bashku, te vleresojme te kjo mundesi, te kontribuojme, qe nga aspirate, te behet realitet". Pra, sipas tij, vetem bashkimi do te mund te sjelle dhe ndryshimin e duhur dhe aq shume te kerkuar prej gjithsecilit, ne nje vend ku mungon shtetit dhe ku e nesermja eshte e pasigurt. O.XH