Emri i Maqedonisë, Avramopulos: Greqia e bëri atë që i takon
Kusht i domosdoshëm për zgjidhjen e çështjes së emrit me FYROM, është vullneti politik i të dy palëve, ka deklaruar ministri i jashtëm, Dimitris Avramopoulos, në një intervistë.
I pyetur për gjasat që Shkupi të shtrojë çështjen në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, në muajin shtator, Avramopoulos është përgjigjur:
“Kusht i domosdoshëm për arritjen e zgjidhjes është vullneti politik i palëve të interesuara. Greqia e ka dëshmuar gatishmërinë e vet, duke bërë atë që i takonte. Pala tjetër mbetet e fiksuar pas qëndrimeve të njëjta, këtu e 20 vjet. Ne kërkojmë një bashkëbisedues të besueshëm dhe këtë mesazh ia përcollëm të dërguarit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, zotit Matthew Nimetz. Zërat për shtrim të çështjes në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, që vijnë nga qeveria e Shkupit, përbëjnë tentativa për devijim nga procesi i negociatave. Ne mbetemi korrektë dhe të përkushtuar në procesin e negociatave, me synimin që të ketë progres, pasi vetëm kështu do të mund të çlirojmë dinamikën kolosale të marrëdhënieve tona me vendin fqinj”.