Dhuna në familje, gratë që denoncojnë burrat tërhiqen në gjykatë
Tiranë Dhuna në familje vazhdon të shënojë shifra në rritje. Numri i grave që kërkojnë mbrojtje në gjykatë, edhe pse mund të jetë shumë më i vogël nga numri real i atyre që dhunohen nga bashkëshortët, rritet nga viti në vit.
Por paralelishit me tendencën e rritjes së shkallës së denoncimit të dhunës në familje, po rritet edhe tendenca e tërheqjes së grave nga beteja për ta luftuar këtë dhunë. Pasi bëjnë denoncimet, ato tërhiqen.
Sipas burimeve të Gazetës IDEA, pavarësisht fluksit të madh të urdhërave që kërkojnë gratë e dhunuara në rastet kur ato sillen në bazë të denoncimeve të kryera në komisariate, plot 230 gra brenda këtij viti janë tërhequr nga betaja që duhej të bëhej në gjykatë për të fituar një urdhër mbrojtjeje, çka ka sjellë më pas edhe pushimin e çështjes ndaj bashkëshortëve të dhunshëm.
Gjyqtarët shprehen në mënyrë anonime se mjaft gra të dhunuara, por edhe kategori të tjera si të moshuar që kërkojnë mbrojtje nga nuset apo fëmijët e tyre, i drejtohen menjeherë policisë duke denocnuar për dhunën në familjen e tyre, madje duke siguruar edhe provat e duhura për gjykimin e ardhshëm sic janë frakturat e pësuara.
Por kur dosja paraqitet në gjykatë, pavarësisht se të dhënat flasin për një person që faktikisht i është nënshtruar dhunës, paditësit nuk paraqiten ose depozitojnë kërkesa me argumentin se e terheqin padinë pasi mardhënia është normalizuar.
Socilogët thotë se në të shumtën e rasteve gratë tërhiqen si pasojë e presioneve dhe kërcënimeve të burrave. Ato mendojnë se duke tërhequr denoncimin mund të fitojnë admirimin e burrave, por bien sërish viktima.
/IDEA/