E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksamil, 12-vjeçari somnambul bie nga 4 metra lartësi

SARANDE - Çrregullimet e gjumit shpesh mund të kenë edhe pasoja dramatike. Kjo ka ndodhur me një 12-vjeçar në Ksamil, i cili në gjendje somnambul ka rënë nga katër metra lartësi.

Burime nga policia e Sarandës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur 12-vjeçari R.R. ka rënë nga ballkoni, teksa ishte duke ecur në gjumë.

Mësohet se fëmija u nis menjëherë me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, prej nga mësohet se është në gjendje të rëndë, pasi ka hemorragji cerebrale dhe dëmtime të shumta në trup.

Personat që vuajnë nga somnambulizmi shpesh luftojnë me personazhe të padukshme, hidhen nga krevati, shëtisin nëpër korridoret e shtëpisë apo dalin në rrugë duke fjetur.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›