Beja kundër Ndokës: Jo bashkëpunim me Ramën
Nënkryetari i PDK Vladimir Beja, e cilëson si lëvizje të diktuar nga dëshperimi i humbjes në zgjedhje, propozimin e kryetarit Ndoka për të bashkëpunuar me Ramën. Në një intervistë për Klan, Beja tregon se e ka kundërshtuar propozimin e kryetarit në mbledhjen e kryesisë, pasi ai e sheh kryesocialistin Rama si shkaktarin kryesor të mospërfaqësimit të PDK në parlament.
Sipas Bejës PDK duhet të vazhdojë të jetë parti e qendrës, ndërsa nuk përjashton dhe idenë e riafrimit me demokratët apo me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Për Bejën, afrimi i demokristianëve me Ramën do të prishte imazhin e PDK si dhe do të ulë mbështetjen e saj në elektorat, i cili sipas tij është i madh pavarësisht se Kodi Elektoral nga Rama nuk iu dha mundësi atyre të kenë përfaqësim parlamentar.