E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID, Shqipëria më afër BE pas goditjes së trafiqeve

Trafikimi i qenieve njerëzore si dhe mundësitë e parandalimit të tij, kanë qenë temë e diskutimit në aktivitetin e mbajtur sot nga USAID dhe Nisma Shqiptare për Veprimet Kundër Trafikimit Njerëzor. Me një financim prej 7.5 milion dollarësh nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, programi mbi eleminimin e Trafikimit Njerëzor ka gjetur zbatim në Shqipëri që nga viti 2003 dhe nëpërmjet tij, qindra persona të trafikuar kanë përfituar shërbime dhe janë riintegruar në shoqëri. E pranishme ishte dhe Drejtorja e Misionit të USAID Roberta Mahoney, e cila tha se udhëtimi pa viza dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i arritshëm duke parë dhe progresin që ka bërë vendi ynë në parandalimin dhe ndëshkimin e këtyre krimeve të rënda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›