E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bejko takim me banorët e njësisë nr.5 dhe Astirit: Në mandatin e parë, do të ndërtojmë shkollat dhe kopshtet

Kandidati i Partisë Demokratike në bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar takime me banorët e njësisë 5 në kryeqytet dhe me banorët e Astirit të cilëve u ka shpalosur programin elektoral, duke u ndalur te ekonomia, arsimi, ndërtimi i shkollave dhe kopshteve.

Gjatë takimit me qytetarët, Bejko u ka kërkuar ta votojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Bashkë me ekipin zhvilluam disa takime me qytetarë dhe banorë të njësisë 5 në kryeqytet.

Ndihem mirë që qytetarët janë në dijeni të pikave tona të programit, sidomos për ekonominë dhe arsimin.

Nga njësia 5, me ekipin për Tiranën shkuam në zonën e Astirit. Ne jemi të qartë në mandatin e parë, do të ndërtojmë shkollat dhe koshtet.

Është e habitshme që Astiri, një nga zonat më të populluara në Tiranë është e lënë në harresë pa koshte dhe shkolla”, shkruan Bejko në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›