E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fushata në Lezhë/ Ndreu: Fokus zhvillimi i infrastrukturës! Kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Kanalizimet problem për qytetin

Kandidati i PS njëherësh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Pashk Gjoni i kanë fokusuar premtimet e tyre tek zhvillimi i infrastrukturës dhe gjelbërimit.

Pjerin Ndreu u takua me banorët e Barbullojës, ku tha se pjesë e investimeve do të jetë edhe kjo zonë e lënë në harrese.

“Kam dhënë impulse të punës në gjithë Lezhën dhe këto impulse ka ardhur koha ti përfitojë edhe Barbullonja, rrugët do të asfaltohet, urat do të bëhen me një sistem tjetër , do hapim kanale kulluese 600 km kanale kulluese të tjera në këtë mandat ” tha ai.

Ndërsa në takimin elektoral me banoret e lagjes së Spitalit, Pjerin Ndreu garantoj se pas zbatimit të projektet të ujerave të bardha dhe të zeza do të ndërhyhet menjëherë në infrastrukturën e kësaj zone.

Ndërsa kandidati Pashk Gjoni u premtoi qytetarëve se do marrin zgjidhje për të gjitha problemet e tyre.

Ai tha se në fokus të programit të tij për bashkinë e Lezhës është zgjidhja e problemeve të infrastrukturës, marrjen e masave për mbrojtjen e hapësirave të gjelbërta dhe ndryshimet në sistemin e ujërave të bardha dhe të zeza.

“Lezha ka problem me përmbytjen, Lezha ka problem me ujërat e bardha, me parkingun me sipërfaqet e gjelbërta. Katër vite më parë kemi qenë më të qetë, pasi nafta kushtonte më pak, taksat ishin më të pakta dhe shpenzimet po ashtu, ndërsa sot çdo gjë është vështirësuar. Ndaj ju premtoj se do të bëj të mundurën dhe të  pamundurën të jem njëri prej jush pasi nuk do ja lejoj vetes të maskohem ,të rri me xhama të errët dhe në sendilen mbrapa. Unë do ec vetëm sepse nuk kam frikë”, tha Gjoni.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›