E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bejl zhvillon stervitjen e pare si futbollist i Realit te Madridit

Një shtrëngim duarsh që vlen 200 milionë euro.
Kristiano Ronaldo është i pari që takon Geret Bejl në qendrën stërvitore të Realit të Madridit.
Një sinjal se nuk ka asnjë mëri mes dy lojtarëve më të paguar.
Mund të shpresojnë tani tifozët madrilenë, pasi blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit ështëb bashkuar për herë të parë me skuadrën e Karlo Ançelotit, duke zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore..
Geret Bejl, u tranferua te Reali nga Totenhem për 100 milionë euro, ndërsa dhjetë ditë më parë u prezantua me shumë bujë në “Santiago Bernabeu”.
Bejl u duk në formë shumë të mirë fizike, ndonëse trajneri i kombëtares së Uellsit, Kris Koleman, është shprehur Bejl nuk mund të luajë më shumë se një pjesë loje.
Gjithsesi, futbollisti pritet të debutojë në ndeshjen e së shtunës në kampionat kundër Vijareal.
Të mëdha pritshmëritë, por edhe presioni që bie mbi Geret Bejl që duhet të tregojë me njëherë se vlen aq sa shuma e çmendur që pagoi Reali i Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›