Renditja e FIFA-s
Hubjet e Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit kundër Sllovenisë dhe Islandës janë pasqyruar negativisht edhe në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin shtator.
Kombëtarja shqiptare ka humbur tetë pozicione dhe renditet tani në vendin e 45-të të klasifikimit botëror.
Në renditjen e gushtit, kuqezinjtë ishin të renditur në vendin e 38-të, ndërsa më parë regjistruan dhe një rekord historik me vendin e 37-të.
Ndërkohë, renditja e përgjithshme e FIFA-s, vazhdon të kryesohet nga Spanja, e ndjekur nga Argjentina dhe Gjermania.