Mesut Ozil i bashkohet Arsenalit në stërvitje

Pas debatave të shumta që shkaktoi transferimi i tij, pas deklaratës së fortë të Florentino Perez se ai u largua nga Real Madrid për shkak të ish Miss Venzuelës Aida Yespica dhe pas përgënjeshtrimit që i bëri babai i tij menaxher Mesut Ozil ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re, Arsenal.
Turko-gjermani ka qënë i pranishëm në London Colney duke demostruar se është shumë i lumtur tek "Topçinjtë" dhe se e ka harruar tashmë Real Madridin. Mesut Ozil është parë shumë i afruar me dy gjermanët e tjerë të Arsenal, Lukas Podolski dhe Per Mertesacker./indeksonline/