Sheiku Al Dahash mysafir i FC Prishtina

Njëri ndër biznesmenët më të mëdhenj arab dhe pjesëtar i familjes mbretërore saudite, drejtori i kampanisë "Saudi Investment Group", Al Waleed Ahmed Al Dahash, i shoqëruar nga presidenti i Futboll Klub Prishtina, Remzi Ejupi ka vizituar skuadrën kryeqytetase, ku ka ndjekur nga afër një pjesë të seancës stërvitore dhe ku është informuar rreth infrastrukturës së stadiumit, njofton Zëri.
"Është hera e parë që jam Kosovë dhe po ndihem shumë mirë me vendin dhe njerëzit këtu. Presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupin e kam mik shumë të mirë dhe me ftesën e tij jam këtu. Kemi nisur një bashkëpunim me këtë klub dhe besojë se në të ardhmen ky bashkëpubnim do të zgjerohet", tha sheiku arab, Al Dahash.
Nga ana tjetër Ejupi shprehet i lumtur për vizitën e sheikut në Prishtinë. Ai thotë se tashmë bashkëpunimi me të ka nisur dhe shumë shpejtë do të realizojmë një vizitë në Arabinë Suadite tek skuadra e njohur e Al Hilal, por sipas presidenti Ejupi, kjo nuk do të jetë gjithçka pasi që në të ardhmen e afërt beson se bashkëpunimi i tyre do të zgjerohet edhe më shumë.
Së shpejti pritet që të bëhet edhe transferimi i parë i një futbollisti të Prishtinës drejt Arabisë Saudite./indeksonline/