Karriera e Ferguson te Mancester Junajtid studiohet nga Harvardi

Karriera e shkëlqyer e Aleks Ferguson si trajner i Mançester Junajtid është kthyer në një temë studimi e Universitetit të Harvardit.
Në edicionin e revistës “Harvard Biznes Rivju”, do të publikohet një studim i detajuar mbi disa aspekte që ndikuan në 26 vitet e suksesit të trajnerit skocez.
Disiplina e hekurt, por edhe delegimi i përgjegjësive të asistentët janë dy nga detajet, që sipas profesoreshës Anita Elberse mund të jenë të rëndësishme për të arritur suksesin edhe në profesione të tjera.
Runi në dyshim për derbin e Mançesterit
Dëmtimi që e la jashtë kombëtares duket se do t’ia rrezikojë edhe derbin e Mançesterit.
Uejn Runi ende nuk është në formën e duhur dhe mund të mos luajë në përballjen ndërqytetëse, edhe pse ajo është më 22 shtator.
Ndeshja do të luhet në “Etihad Stadium” dhe Runi mund të jetë i rëndësishëm për kampionët që kanë pasur probleme në këtë fillim sezoni, me 1 fitore në 3 ndeshje.
Maldini, Barezi e Shirer bëhen bashkë me një ndeshje bamirëse në Angli
Disa nga legjendat e futbollit të Milanit dhe Njukasëll Junajtid, u bënë bashkë në një ndeshje bamirësie.
Paolo Maldini, Franko Barezi, Alan Shirer apo Paolo Di Kanio ishin mes veteranëve në fushë.
Bëhet fjalë për takimin e luajtur në stadiumin e Njukasëllit që përfundoi 0-0 dhe që Milani e fitoi pas gjuajtjes së penalltive.
Ndeshja u ndodh nga 50 000 tifozë dhe u organizua nga ish-portieri i Njukasëllit, Stiv Harper.
Seria A, rriten emocionet pwr derbin e Italise mes Interit dhe Juventusit
Vetëm pak mijë bileta kanë mbetur pa u shitur për derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit në Serinë A.
Përballja e madhe do të luhet të shtunën në orën 18:00 dhe mbi 72 mijë bileta janë shitur.
Nëpër sportele kanë mbetur 4 000, ndërsa një sasi ende mund të blihet nëpërmjet internetit.
Ndeshja pritet të jetë një spektakël futbolli me të dyja skuadrat në formë shumë të mirë në këtë fillim kampionati.
Honda hedh dyshime mbi transferimin e tij te Milani
Transferimi i Keisuke Hondës te Milani është në dyshim.
Ka qenë vetë mesfushori japonez, ai që ka hedhur të tjera hije dyshimi në lidhje me kalimin te skuadra italiane.
“Milani është vetëm një ospion, por jo i vetmi”, ka thënë Honda, duke lënë të kuptohet se asgjë nuk është mbullur.
Futbollisti 27-vjeçar ishte një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës.
Megjithë përpjekjet e shumta Milani nuk arriti të bindte CSKA e Moskës të shiste japonezin, ndërsa tranferimi i tij në Serinë A u shty për në janarin e vitit të ardhshëm.