E Diel, 1 Nëntor 2026

Abonete Bashkia U shkel kontrata

Te irrituar dhjetera qytetare nuk i kursenin ankesat e tyre per heqjen e aboneve apo kartave te sherbimit falas. Ne cdo autobus zor se flitej zhurmshem per gje tjeter. Pervec hedhje-pritjeve me njeri-tjetrin nuk mungonin dhe rastet kur i gjithe mllefi i shfryhej fatorinos. Te leme gjysmen e pensionit urbaneve kete duan keta. Pak se u shtypem ketu e sdo tia dije njeri se skemi moshe po na hoqen dhe kartat shfrynte nje e moshuar ne linjen e unazes. Po keshtu nuk munguan as incidentet. Mor zoteri kam karten kam status invalidi ste jap asnje lek dhe nuk zbres nga autobusi se doni ju. Zgjidheni me ke te doni bertiste nje qytetar ne linjen e Tiranes se Re. E ne fakt i eci pasi fatorinoja sic duket i lodhur nga te tilla shperthime u mjaftua vetem me nje si ve une rregullat dhe vazhdoi me tej.
Bashkia
Bashkia e Tiranes kerkon nga operatoret e sherbimit te transportit qe te fillojne shperndarjen e kartelave te pajtimit te aboneve dhe te mos pengojne kategorite qe perfitojne udhetime falas pasi keto kerkesa duhet te zgjidhen ne rruge institucionale dhe pa asnje pasoje per qytetaret si dhe pa krijuar asnje veshtiresi per ta ne perdorimin normal te sherbimit te transportit publik keshtu u shpreh dje gjate nje konference per shtyp drejtori i Drejtorise se Transportit dhe Levizshmerise ne bashki Enton Punavia. I pyetur nga gazeta nese ne kete rast operatoret kane shkelur kontraten qe kane me kete institucion Punavia tha se eshte thyer detyrimi ligjor. Kemi te bejme me nje shkelje te kontrates ne kete rast dhe po e shikojme edhe ne kete prizem pasi operatoret kane detyrimin ligjor per te pajisur te gjithe qytetaret me abone. Ne po perpiqemi te gjejme nje zgjidhje per kete problem sa me pare tha Punavia. Ai i kerkoi Ministrise se Financave asaj te Puneve Publike dhe Transportit qe te reagojne ndaj kerkesave te operatoreve te transportit publik lidhur kjo me lehtesirat fiskale qe nevojiten ne funksion te permiresimit te sherbimit te transportit ne Tirane.
Shoqata e transportit
Por pavaresisht reagimeve te qytetareve dhe deklaratave publike nga ministrite dhe bashkia me te njejtin qendrim ka vazhduar kreu i Shoqates se Transportit Qytetas. Nuk ka dhe nuk do te kete abone deri sa kerkesat tona te plotesohen. Institucionet perkatese ti japin zgjidhje. Ne jemi operatore private duam parate qe na takojne. Nuk kemi deri tani asnje sinjal konkret. Do doja te theksoja se si ministrite ashtu dhe bashkia kane problematikat e veta te ndara nga njera - tjetra. Prandaj secila duhet te veproje ti jape zgjidhje te vetave. Kerkesat tona jane mese te qarta u shpreh kreu i Shoqates se Transportit Qytetas Ferdinand Ibrahimi. I pyetur nese eshte normale shkelja e kontrates qe kjo shoqate ka me bashkine per te pajisur te gjithe qytetaret me abone Ibrahimi theksoi se kjo mase eshte e drejte per aq kohe sa kerkesat e operatoreve jane te ligjshme. Perderisa shteti leviz qytetaret me transport publik qe ofrohet nga operatore private duhet ti gjeje vete gjithe mekanizmat rregullatore. Shteti jep kartat e invalideve apo veteraneve ndaj duhet te na rimbursoje edhe me parate qe na takojne. Kerkesa jone i permbahet ligjit tha Ibrahimi. Transportet Te gatshem per bashkepunim

Ministria e Puneve Publike dhe Transportit shpreh gatishmerine per te bashkepunuar me Bashkine e Tiranes per te negociuar per zgjidhjen e problemeve ne fushen e transportit. Sipas deklarates per media te ketij dikasteri nuk i eshte bere asnje propozim konkret. Ende ne kete moment nuk kemi asnje informacion apo propozim nga Bashkia e Tiranes pervec atyre qe percillen permes medias gje qe nuk eshte rruga sesi komunikon nje institucion thuhet ne deklaraten e Ministrise se Transporteve. Sipas saj qendrimi i Bashkise se Tiranes kundrejt problemit te ngritur nga operatoret e transportit urban duhet te kishte qene me serioz. Fillimisht Bashkia e Tiranes duhet ti kishte dhene pergjigje kerkesave qe operatoret e transportit urban kane kundrejt saj beri me dije zyra e marredhenieve me publikun. Nderkohe Ministria e Puneve Publike dhe Transportit perserit se ajo eshte e gatshme te shqyrtoje ne bashkepunim me shoqaten e transportuesve me vullnet pozitiv dhe pa cenuar interesat e publikut propozimet qe jane bere ne drejtim te saj thuhet ne deklarate.

Zirina Llambro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›