E Diel, 1 Nëntor 2026

Bejleri: “Shahu, shkenca e mendjes”



“Shahu është shkenca e mendjes”. Kjo është një nga thëniet e ekspozuar në sallën e lojërave të Federatës Shqiptare të Shahut, një prej ambienteve më dinjitoze të ndonjë federata shumësportëshi. Shahu shqiptar, fillimet zyrtare të të cilit, datojnë 76 vjet më parë, në maj të vitit 1933, ka është një prej sporteve elitare në Shqipëri. Katrorët bardh e zi kanë “prodhuar”, disa prej emrave më të spikatur gjatë shtatë dekadave sportive. “Sporti i shahut është shumë popullor në Shqipëri dhe është një prej sporteve më të vjetra e tradicionalë në vendin tonë. Vitin e kaluar organizuam 75-vjetorin e krijimit të Federatës Shqiptare të Shahut, por dhe të kampionatit të parë të shahut të organizuar në vitin 1933. Më pas gjithçka u ndërpre, për tu rikthyer në vitin 1946. Që nga ky vit është zhvilluar rregullisht kampionati, ku i pari është fituar nga Gaspër Shoshi i 17 Nandorit, siç quhej asokohe Tirana, e deri tek ky i fundit, i vitit 2009, i cili është Ilir Seitaj ”, - thotë për “Albania”-n sekretari i mirënjohur i Federatës Shqiptare të Shahut, Sabri Bejleri. “Gjatë vitit 2009 kemi zhvilluar kalendarin sportiv të miratuar dhe jemi në fund të aktiviteteve, ku kanë mbetur vetëm dy kampionate për të zhvilluar, kampionati kombëtar ekipor, më datë 27 nëntor, në të cilën marrin pjesë dhjetë ekipe. Ky është kampionati i 36-të që do të zhvillohet. Të parin, atë vitit 1969 e ka fituar Dinamo, ndërsa atë të fundit, të vitit 2008, e ka fituar Vllaznia e Shkodrës, që e fitoi atë për herë të parë. Konkurrojnë sportistë cilësorë si Ilir Seitaj, Dritan Mehmeti, Lorenc Rama”, - thotë Bejleri. “Më të suksesshëm në 35 kampionatet e para kanë qenë Teuta (7 herë), Dajti (6 herë), Studenti (5 herë), Dinamo (4 herë), Tirana (4 herë), Partizani (3 herë), Butrinti (2 herë), Luftëtari (1 herë), Vllaznia (1 herë). Gjithsesi, ne zhvillojmë edhe kampionate me shahistët veteranë ku konkurron midis tyre edhe Ylvi Pustina, i cili është tani 75 vjeç, po aq sa edhe shahu në Shqipëri. Një tjetër është Leonard Mikeli, konkurron akoma Fatos Omari, por dhe Fatos Muço”, - thekson sekretari Sabri Bejleri. “Janë rreth 120 shahistë të federuar e që konkurrojnë në aktivitet kombëtare që organizon Federata jonë, - thotë Bejleri. “Sporti i shahut është shumë masiv në Shqipëri, pasi janë të shumtë ata që e luajnë, qoftë dhe për kënaqësi. Pak muaj më parë zhvilluam kampionatin midis shkollave ku morën pjesë më shumë se 500 pjesëmarrës, nga ku nxorëm pas seleksionit, ku nxorëm tetë sportistët meshkuj dhe tetë femra. Tani kemi një projekt të përbashkët me kolegjin turk ‘Turgut Ozal”.

Akademia e Shahut “Tirana”
Në Tiranë me iniciativën e ish-presidentit të Federatës së Shahut, biznesmenit Vasil Gjika, është ngritur Akademia e Shahut “Tirana” ku marrin pjesë shumë të rinj të talentuar dhe stërviten aty. “Është një fidanishte e vërtetë e stërviten nga Shkëlqim Çela. Pesë prej tyre tani janë në Kampionatin Botëror të të rinjve e që po zhvillohet në Turqi”, - thotë sekretari Bejleri.

Femrat, të “dashuruara” me ushtarët

Edhe femrat janë të apasionuara pas shahut. “Janë bërë më shumë se 20 kampionate të femrave. Kampionia e fundit e vitit 2009 për të nëntën herë, Eglantina Shabani. Janë dy motra që luajnë shah, edhe Alda Shabani, dhe janë alternuar shumë mirë me njëra-tjetrën. Një tjetër emër i njohur është Roela Pasku, disa vjet kampione në Shqipëri. Është nga Roskeveci, një familje e njohur Shahu. Ndër emrat cilësorë aktual është dhe Arta Driza. Në fakt, shahu i femrave nuk ka pasur ndonjë progres këto kohët e fundit”, - thotë sekretari Bejleri. Për herë të parë për femra, Shqipëria morri pjesë në Olimpiadën e 29-të Botërorore, të zhvilluar në Novisad të Jugosllavisë, në nëntor-dhjetor të vitit 1990. Shahistet tona ishin Rozan Gjergji, Albana Vuji, Ylvie Boriçi dhe Arta Alushi (Driza). Olimpiada e fundit ku ka marrë pjesë Shqipëria është ajo e Drezdenit, Gjermani, që përkon me të 38-n në botërore dhe pjesëmarrjen e 16-të të Shqipërisë për meshkuj dhe e 7-a për femra. Për femra morën pjesë Eglantina Shabanaj, Roela Pasku, Alda Shabanaj dhe Arta Driza. Emra të tjerë shahistesh të dalluara janë edhe Valbona Milla, Rezarta Banaj.

Pasku, familja e shahut

Nëse ka rivalitet shahu në ndonjë familje, kjo është familja Pasku nga Roskoveci i Fierit. “Sotiraq Pasku, kryefamiljari është shahist i njohur. Roela është 21 vjeç. Llambi Pasku është duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror U-18 në Turqi dhe është një nga sportistët më me perspektivë. Edhe në kampionatin individual të këtij viti zuri vendin e katërt”, - thotë Bejleri.

Shahu shqiptar, 76 vjet histori përmes kutive

Sporti i shahut në Shqipëri edhe pse zyrtarisht daton në vitin 1933, pa dyshim që është luajtur më parë. Në një botim të saj, Federata Shqiptare e Shahut, thekson faktin se gjurmët e shahut të çojnë në vitin 1910 dhe tek një emër: Abdulla Tirana nga Elbasani, ky i fundit e kishte mësuar shahun në Iranin e sotëm, në Persi. Abdullai është edhe më i spikaturi i kohës së tij, teksa në vitin 1913, te kafeneja “Shkumbini”, pranë portës së kalasë së Elbasanit u luajt publikisht edhe loja e parë. Në janar të vitit 1933 “Federata Sportive”, që varej nga Enti Kombëtar “Djelmënia Shqiptare” organizoi të parin “kampionat të Shqipërisë”, ku morën pjesë tetë shahistë: Xhafer Çaushi (kampioni i parë kombëtar), Muhamet Vokshi, Muhamet Hoxha, Eqerem Stërmasi, Petro Martini, Ahmet Gashi, por dhe dy të huaj, një gjerman e një austriak. Kampionati u zhvillua nga data 6 deri më 15 mars 1933. Kryetari i Federatës, Anton Mazreku, i dhuroi edhe trofeun e kampionit Xhafer Çaushit, një tavolinë artistike të zbukuruar me katrorët e shahut si dhe një takëm artistikë të gurëve të shahut, të punuara nga mjeshtri i drurit Angjelin Kurti, edhe ky një dashamirës shahu. Federata e Shahut u themelua, më 14 maj të vitit 1933. Petro Martini ishte kryetari i parë i federatës, e deri në vitin 1939, këtë post e mbajtën edhe Mehmet Vokshi e Tom Truja. Aktiviteti i shahut pas ndërprerjes për shkak të Luftës së Dytë Botërore, rifilloi në vitin 1946. Kampioni i parë i paslfutës është Gaspër Shoshi i 17 Nandorit të Tiranës, apo Tiranës së sotme. Kampioni i fundit, ai i vitit 2009, është Ilir Seitaj, që mbron ngjyrat e Butrintit. Ndër kampionët më të mëdhenj janë Ylvi Pustina, Skënder Çarçani, Fatos Muça, Vangjel Adhami, Esa Duraku, Bujar Hoxha, Sotir Qirjako, Llambi Qëndro, Shkëlqim Çela, Lorenc Rama, Altin Çela, Erald Dervishi, Dritan Mehmeti. Kampionati i parë ekipor u zhvillua në vitin 1969, ku kampion doli Dinamo. Kampione e vitit 2008 është Vllaznia. Kampionë kombëtarë ekiporë në 35 kampionatet e zhvilluara deri tani janë Teuta (7 herë), Dajti (6 herë), Studenti (5 herë), Dinamo (4 herë), Tirana (4 herë), Partizani (3 herë), Butrinti (2 herë), Luftëtari (1 herë), Vllaznia (1 herë). Kampionati i vitit 2009 do të zhvillohet pas pak ditësh.

Libri i artë
Kampionët individualë

1933 Xhafer Çaushi Elbasani
1946 Gaspër Shoshi 17 Nëntori
1947 Sotir Qirjako Tomorri
1948 Skënder Çarçani Shqiponja
Teodor Siliqi 17 Nëntori
1949 Skënder Çarçani Shqiponja, Gjirokastër
1950 Skënder Çarçani 17 Nëntori
Sotir Qirjako Tirana/17 Nëntori
1951 Bujar Hoxha Puna/ 17 Nëntori
1952 Bujar Hoxha Puna/ 17 Nëntori
Ylvi Pustina Puna/ 17 Nëntori
1953 Medim Veizaj Puna Shkodër/Vllaznia
1954 Esat Duraku Partizani
1955 Esat Duraku Partizani
1956 Esat Duraku Partizani
1957 Ylvi Pustina Puna/ 17 Nëntori
1958 Esat Duraku Partizani
1959 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1960 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1961 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1962 Florian Vila Studenti
1963 Esat Duraku Partizani
1964 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1965 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1966 Vangjel Adhami 17 Nëntori
1967 Eqerem Konçi 17 Nëntori
1968 Fatos Omari 17 Nëntori
1969 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1970 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1971 Vangjel Adhami 17 Nëntori
1972 Vangjel Adhami 17 Nëntori
1973 Florian Vila Studenti
1974 Fatos Muço Lokomotiva
1975 Llambi Qëndro Studenti
1976 Fatos Muço Lokomotiva
1977 Fatos Muço Lokomotiva
1978 Fatos Muço Lokomotiva
1979 Fatos Muço Lokomotiva
1980 Fatos Muço Lokomotiva
1981 Fatos Muço Lokomotiva
1982 Fatos Muço Lokomotiva
1983 Ilir Seitaj Dajti
1984 Fatos Muço Lokomotiva
1985 Vangjel Adhami 17 Nëntori
1986 Ilir Karkanaqe Dinamo
1987 Fatos Muço Lokomotiva
1988 Llambi Qëndro Tomori
1989 Fatos Muço Lokomotiva
1990 Shkëlqim Çela Dinamo
1991 Ilir Seitaj Dajti
1992 Altin Çela Teuta
1993 Luan Elezi Kukësi
1994 Aldo Zadrima Tirana
1995 Anton Gurakuqi Vllaznia
1996 Erald Dervishi Teuta
1997 Erald Dervishi Teuta
1998 Zeqir Sula Partizani
1999 Ilir Seitaj Partizani
2000 Vangjel Adhami Studenti
2001 Lorenc Rama Teuta
2002 Lorenc Rama Dinamo
2003 Leart Shytaj Studenti
2004 Lorenc Rama Studenti
2005 Ilir Karkanaqe Studenti
2006 Dritan Mehmeti Butrinti
2007 Dritan Mehmeti Butrinti
2008 Lorenc Rama Teuta
2009 Ilir Seitaj Butrinti

Shqipëria

Mjeshtër i Madh Ndërkombëtar: 1
(Erald Dervishi)

Mjeshtër Ndërkombëtar: 3
(Ilir Seitaj, Llambi Qëndro, Dritan Mehmeti)

Mjeshtër i FIDE-s: 6
(Ilir Karkanaqe, Harallamb Boshku, Shkëlqim Çela Arben Dardha, Zeqir Sula, Lorenc Rama)

Top-10 në Shqipëri

Nr. Shahisti Elo ndërkombëtare
1 Erald Dervishi 2545
2 Altin Çela 2485
3 Fatos Muço 2420
4 Drtian Mehmeti 2419
5 Ilir Seitaj 2391
6 Llambi Qëndro 2389
7 Ilir Karkanaqe 2383
8 Harallamb Boshku 2345
9 Zeqir Sula 2333
10 Lorenc Rama 2316

Top-10 në botë
Nr. Shahisti Vendi Elo
1 Topalov, Veselin Bullgari 2810
2 Carlsen, Magnus Norvegji 2801
3 Anand, Visëanathan Indiana 2788
4 Aronian, Levon Armeni 2786
5 Kramnik, Vladimir Rusi 2772
6 Gashimov, Vugar Azerbajxhan 2758
7 Gelfand, Boris Izrael 2758
8 Svidler, Peter Rusi 2754
9 Leko, Peter Hungari 2752
10 Morozeviç, Alexander Rusi 2750

Shqipëria në Olimpiada

Shqipëria është përfaqësuar me shahistë të saj në 16 Olimpiada Botërore, duke filluar nga e para, ajo e vitit 1960 e zhvilluar në Laipcig të Gjermanisë e ku morrën pjesë 40 shtete. Kjo ishte Olimpiada e 14-të Botërore e Shahut. Shqipëria u përfaqësua me shahistët Ylvi Pustina (20 ndeshje, 9.5 pikë), Bujar Hoxha, Eqerem Konçi, Mendim Veizaj dhe Fatos Omari. Për herë të parë për femra, Shqipëria morri pjesë në Olimpiadën e 29-të Botërore, të zhvilluar në Novisad të Jugosllavisë, në nëntor-dhjetor të vitit 1990. Shahistet tona ishin Rozan Gjergji, Albana Vuji, Ylvie Boriçi dhe Arta Alushi (Driza). Olimpiada e fundit ku ka marrë pjesë Shqipëria është ajo e Drezdenit, Gjermani, që përkon me të 38-n në botërore dhe pjesëmarrjen e 16-të të Shqipërisë për meshkuj dhe e 7-a për femra. Në këtë Olimpiadë ku morën pjesë shahistë nga 154 shtete nga Shqipëria morrën pjesë për meshkuj Harallamb Boshku, Dritan Mehmeti, Lorenc Rama, Aleksandër Paci, Çlirim Buxho. Për femra morën pjesë Eglantina Shabanaj, Roela Pasku, Alda Shabanaj dhe Arta Driza.

Rusia, superfuqia botërore

Rusia me 195 mjeshtër të mëdhenj ndërkombëtarë është një superfuqi në shah. Pas saj vjen Ukraina me 74 mjeshtër të mëdhenj. Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara me 66. Izrael me 34 mjeshtër të mëdhenj. Azerbajxhani ka 17, Kina 27, India 19. Armenia k29, Hungaria 41 dhe Franca 39. Shqipëri ka vetëm 1, Erald Dervishin.

Shqipëria

Mjeshtër i Madh Ndërkombëtar: 1
(Erald Dervishi)

Mjeshtër Ndërkombëtar: 3
(Ilir Seitaj, Llambi Qëndro, Dritan Mehmeti)

Mjeshtër i FIDE-s: 6
(Ilir Karkanaqe, Harallamb Boshku, Shkëlqim Çela Arben Dardha, Zeqir Sula, Lorenc Rama)

23 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›