E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo me stof kampioni



Dinamo me fitoren 3-2 ndaj Apolonisë në javën e fundit të fazës së parë vendosi një kandidaturë të fortë për titullin kampion. Blutë e Shkëlqim Muçës, e vetmja skuadër pa humbje në 11 javët e para, tashmë kryesojnë Superligën me 29 pikë, 11 pikë më shumë se Besa e vendit të dytë, por kavajasit kanë një ndeshje më pak. Në “Qemal Stafa” dy skuadrat me sulmin më të mirë në kampionat prodhuan shumë emocione e gola në impiantin ndërkombëtar. Serinë e çeli sulmuesi lushnjar i Dinamos, Fatjon Sefa në minutën e 20-të. Me pjesën e parë të mbyllur 1-0, tekniku Muça kërkoi të administrimin e lojës, por një kryevepër e ish-lojtarit të Partizanit, Arbër Capa në minutën e 51-të rihapi ndeshjen dhe bindjen e trajnerit të ri të Apolonisë, Hasan Lika, për të marrë një pikë në kryeqytet. Por, senegalezi Papa Diop, i përfolur së shumti për një rekrutim nga ana e trajnerit Kuzhe për ekipin Kombëtar shqiptar, i erdhi radha avantazhin Dinamos në minutën e 81-të, e tri minuta më pas Fatjon Sefa realizoi në të 84’. Loja pati momente të tensionuara në fundit e takimit, ndërkohë që zëvendësuesi Semir Haxhibuliç realizoi golin e dytë të Apolonisë, pikërisht në limitin e ndeshjes, në të 94’. Hasan Lika e nisi me humbje aventurën në stolin e Apolonisë, ndërkohë që skuadra fierake pësoi humbjen e dytë rresht, duke grumbulluar në tri ndeshjet e fundit vetëm 1 pikë nga 9 të mundshmet. Të dielën luhen Laçi – Tirana (13:00) dhe Teuta – Besa (14:00).

Dorëheqja e Pukës

Presidenti i Apolonisë, Endri Puka, dha dorëheqjen nga klubi fierak, menjëherë pas humbjes së skuadrës së tij me Dinamon (3-2) në javën e 11-të të Kategorisë Superiore, duke deklaruar se “ky futboll ka vetëm dhunë dhe lekë”.

Vllaznia del nga “errësira”

Vllaznia fitoi 1-0 me Gramozin në “Loro Boriçi”, falë një goli të realizuar nga veterani Safet Osja në minutën e 68-të, duke e lënë vendin e fundit në përfundim të fazës së parë të Kategorisë Superiore. Për Vllazninë e Roland Luçi, i cili mesa duket i dha “oksigjen” jetëgjatësisë së tij në krye të klubit shkodran, duket se “orët e këqija” kanë kaluar. 9-hërë kampionët e Shqipërisë regjistruan fitoren e tretë në kampionat dhe tashmë ndodhet në vendin e 9-të me 11 pikë, po aq sa edhe Skënderbeu që humbi nga ana e tij në Peqin me Shkumbinin (1-0).

Shkumbini – Skënderbeu 1-0

Shkumbini fitoi në Peqin 1-0 me Skënderbeun, duke konfirmuar se në shtëpi është thuajse i pathyeshëm. Golin e fitores për bardhekaltërit e drejtuar nga Kristaq Mile e realizoi Erjon Mustafaj në minutën e 57-të. Skënderbeu dëshmoi edhe një tjetër se është i pafuqishëm në transfertë, teksa në pesë ndeshje nuk ka mundur të marrë asnjë pikë.

Kastrioti – Flamurtari 1-1

Falë një goli në minutën e fundit shtesë të realizuar nga braziliano-kroti Robert Alvizh, Flamurtari mori një pikë të çmuar në barazimin 1-1 me Kastriotin në Krujë. Për skuadrën krutane shënoi Olsi Teqja në minutën e 57-të. Për të dyja skuadrat ky ishte barazimi i tyre i katërt në këto 11 javë të edicionit 2009-2010.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 11

21.11.2009

14:00 Kastrioti - Flamurtari 1-1
Shënues: Olsi Teqja 57’/ Robert Alviz 90’+4

14:00 Dinamo - Apolonia 3-2
Shënues: Fatjon Sefa 20’, Diop 81’, Fatjon Sefa 84’/ Arbër Capa 51’, Semir Hadjibulic 90’+3

14:00 Vllaznia - Gramozi 1-0
Shënues: Osja 68’

14:00 Shkumbini – Skënderbeu 1-0
Shënues: Mustafaj 57

22.11.2009
13:00 Laçi - Tirana
14:00 Teuta - Besa

Partizani, shumë i dobët më të mëdhatë

Të kuqtë i kanë humbur me Byslin, Elbasanin e dje me Lushnjën

Partizani pësoi një humbje të hidhur 0-2 me Lushjën në shtëpi, në javën e 11-të të Kategorisë së Parë, njëherësh edhe e para në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi. Lushnjarët e Artan Banos shënuan dy gola në harkun e tri minutave, së pari me anë të Alban Bizhytit në të 34’ e dy minuta më pas më anë të kapitenit Gentjan Çela (36’). Partizani humbi një penallti, pasi Artan Karapici, ashtu si në ndeshjen kundër Turbinës, nuk arriti të realizojë nga pika e bardhë përballë portierit kundërshtar Mikel Spaho. Partizani i ka humbur të tri përballjet me skuadrat e ardhura nga Kategoria Superiore: humbi me Bylisin 1-0 në Ballsh, 3-2 me Elbasanin në “Ruzhdi Bizhuta” dhe tani me Lushnjën 2-0 në kryeqytet. Bylisi e ruajti kryesimin e Kategorisë së Parë pas fitores së ngushtë 1-0 me Besëlidhjen e Lezhës në Ballsh. Për formacionin e drejtuar nga Ilir Spahiu golin e fitores e shënoi Romeo Hamzaj nga pika e bardhë në minutën e 74-t. Bylis u ngjit në kuotën e 27 pikëve, katër më shumë se Elbasani i vendit të dytë, që nga ana e tij humbi me Burrelin 2-1.

KATEGORIA E PARË
JAVA 11, 21.11.2009, 14:00

Burreli - Elbasani 2-1
Gramshi - Memaliaj 1-0
Partizani - Lushnja 0-2
Skrapari - Kamza 0-1
Bilisht Sport – Turbina 3-1
Sopoti - Pogradeci 0-1
Bylis - Besëlidhja 1-0
Luftëtari – Ada 0-2

Lorik Cana zbërthen edhe Arsenalin

Sandërlendi i kapiteni shqiptar Lorik Cana fitoi një tjetër ndeshje të madhe në Premier Ligë, duke mundur fitoi 1-0 me Arsenalin e Arsen Vengerit. Një tjetër performancë e madhe e klubit të mesfushori shqiptar, që më parë kishte barazuar 2-2 me Mançester Junaitid dhe kishte fituar 1-0 me Liverpulin. Golin e fitores kundër Arsenali e shënoi i zakonshmi Daren Bent në minutën e 71-të. Për Lorikun fitorja kishte një kënaqësi të veçantë, pasi fitooi kundër një skuadre që mund të bëhet destinacioni i tij i ardhshëm parë dhe faktin se trajneri Venger e ka ndjekur prej kohësh. Pak orë përpara takimit, trajneri i Sandërlendit, Stiv Brus, kishte deklaruar se Lorik Cana, është një lojrar që mund të luajë me çdo ekip në Angli. “Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ambicia e tij është të luajë me katër ekipet më të mëdha të Anglisë”. Çelsi është shndërruar në një makinë të vërtetë golash. Blutë e drejtuar nga Karlo Ançeloti fituan 4-0 me Uolverhampton. Birmingam fitoi në shtëpi 1-0 me Fulhamin. Bërnli dhe Aston Vila u ndanë në barazim 1-1, ndërsa Hull Siti dhe Uest Hem i Valon Behramit u ndanë 3-3.

Albert Bunjaku, dy gola kampionëve

Albert Bunjaku nuk ndalet në Bundesligën 1 gjermane, duke konfirmuar faktin se është një sulmues i rëndë në një prej kampionateve më të rëndësishme të botës. Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane realizoi dy gola në fitoren 3-2 të Nurmebeurgut të tij në transfertën me kampionen e Gjermanisëm Volfsburgun, në javën e 13-të Bundesligës gjermane. Bunjaku shënoi golin e parë në minutën e 56-të dhe të tretin në të 64’ me anë të një goditjeje me kokë. Në minutën e 74-t, Bunjaku u zëvendësua. Ky ishte dygolëshi i dytë sezonal i Albert Bunjakut pas atij kundër Hertës së Berlinit. Bunjaku u ngjit në kuotën e 7 golave, duke qenë i dyti në listën e golashënuesve në Bundesliga 1. Alban Ramaj shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 të Erzegberige Aue me Vaker Burgahausen. Shqiptari shënoi në minutën e 90-të. Në lojë ishte edhe Skerdilajd Curri. Për Ramaj bëhet fjalë për golin e tij të pestë sezonal në Bundesliga 3.

Inter shpërthen në Bolonja

Interi fiton dhe vazhdon “vetminë” e tij në krye të klasifikimit të Serisë A në Itali. Zikaltërit dhanë një tjetër provë autoriteti duke fituar në Bolonja me rezultatin bindës 3-1. Një superioritet në gola por dhe në lojë përpara sfidës vendimtare me Barcelonën në Ligën e Kampioneve. Zikaltërit kaluan në avantazh me Militon në minutën e 21-të të pjesës së parë. Bolonja barazoi një minutë më pas me anë të një goli të bukur të Zalajetës. Skuadra e “Special One” më pas shënoi në Balotelin, ndërkohë që Kambiaso shënoi një gol të mrekullueshëm me anë të Kambiasos. Interi u ngjit në kuotën e 32 pikëve pas 13 javëve të Serisë A.

23 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›