E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bejleri: Vendimi i Kushtetueses, fitore e pjesshme

Kryetarja e Shoqatës së gjyqtarëve, Manjola Bejleri e quajti vendimin e Kushtetueses një fitore të pjesshme për gjyqtarët. Bejleri tha se rrëzimi i një neni të ligjit për funksionimin e gjyqësorit detyron amendimin e tij. 

TIRANE- Kryetarja e Shoqatës së gjyqtarëve, Manjola Bejleri e quajti vendimin e sotëm të Kushtetueses një fitore të pjesshme dhe betejë të papërfunduar për gjyqtarët. E ftuar në rubrikën “Opinion“ në televizionin NEWS24 Bejleri tha se rrëzimi i një neni të ligjit për funksionimin e gjyqësorit detyron amendimin e tij që duhet votuar nga kuvendi me shumicë të cilësuar prej 3/5 të votave të deputetëve.

“Gjykata është shprehur lidhur me shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të një dispozite të këtij ligji. Kjo krijon një boshllëk në sensin e organizimit të administratës gjyqësore, si do të përzgjidhet ajo , si do të emërohet dhe shkarkohet. Kështu lind nevoja e një shtimi të këtij, gjithmonë në këndvështrim të atyre cfarë ka cituar dhe ka shprehur Gjykata Kushtetuese, gjë që kërkon një amendim të ligjit nga Parlamenti.” theksoi Bejleri.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›