E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në lokal, plagoset rëndë menaxheri

Zjarri në një bar restorant në Mullet shkakton djegien në gjendje të rëndë të menaxherit të lokalit. Menaxheri gjendej në lokal në momentin e rënies së zjarrit dhe u përfshi nga flakët në përpjekje për ti shuar ato. 

TIRANE- Zjarri në një bar restorant në zonën e Mulletit në Tiranë shkakton djegien në gjendje të rëndë të menaxherit të lokalit. Safet Carku është emri i menaxherit të djegur i cili ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT. Burime nga vendngjarja thanë se zjarri u shkaktua si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik e cila përfshiu më pas pjesën që shërbente si bar. Makina zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendgjarje dhe arritën që brenda një kohe të shkurtër të vinin flakët nën kontroll. Menaxheri i dëmtuar në momentin e zjarrit gjendej në lokal dhe ai u përfshi nga flakët në përpjekje për ti shuar ato. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›