Bejtaj: LSI po krijon ngerc brenda kampit te majte
Thellohet konflikti mes dy partive te koalicionit opozitar, asaj Socialdemokrate dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Nese dy dite me pare, LSI i mori PSD-se kryetarin e komunes se Frakullit dhe 200 anetare te saj, dje socialdemokratet nuk vonojne ta akuzojne ate si nje promotore per krijimin e problemeve brenda kampit te majte. Ishte vete kryetari i LSI-se, Ilir Meta, ai i cili u dorezoi kartat e anetaresise si kryetarit te kesaj komune, ashtu dhe te 200 ish-anetareve te PSD-se, duke terhequr ne kete menyre nje anetaresi, qe deri dje ishte e aleates se saj. Perballe ketij momenti, deputeti i PSD-se, Engjell Bejtja, gjate nje prononcimi per “KJ”, u shpreh se “partite politike duhet te shohin me larg dhe jo te nxisin veprime qe krijojne nje ngerc politik brenda te majtes ne vecanti, dhe politikes ne pergjithesi”. Ne kete menyre, duke e cilesuar LSI si pergjegjese te kesaj situate, Bejtja akuzoi se “kjo eshte nje tendence e LSI per te nxitur levizje te tilla, qe kane si destinacion percarjen e se majtes”. Nderkaq, duke sqaruar mbi kete qendrim, deputeti socialdemokrat vuri ne dukje faktin se “anetaresimi ne nje subjekt politik behet mbi bazen e vullneti te lire te cdo individi. Por, te kandidosh tre here dhe te fitosh nen logon e te njejtit subjekt, kjo do te thote se nuk ke asgje kunder tij. Aq me teper qe nuk ka nje diference shume te madhe mes filozofive qe perfaqesojne keto dy parti, pra si LSI dhe PSD jane parti te majta. Per kete arsye, duhet theksuar fakti se me keto levizje e majta vetem humbet”. Njekohesisht, sipas tij, LSI perpara se te behej protagoniste e nje veprimi te tille duhej qe te kishte pyetur me pare forcen politike qe ky individ perfaqeson me qellim marrjen e nje keshille. “Ne absolutisht qe do te kishim dhene vleresimin tone per ate cfare realisht perfaqesonte ky individ. Kjo pasi, ne gjykimin tone ish-drejtuesi i PSD-se, deri me tani mori cfare mori nga ky subjekt dhe tani ka menduar qe te marre dhe dicka tjeter dhe nga LSI”, vleresoi Bejtja gjate fjales se tij
O.Xhilaga