Te vegjlit: Vetem ne zgjedhje
Dy partite e medha politike, PD dhe PS, jane kercenuar dje me braktisje te koalicionit nga ana e aleateve te tyre. Levizja Socialiste per Integrim, nepermjet nenkryetarit te saj, Dritan Prifti dhe Partia Republikane, nepermjet kryetarit te Grupit parlamentar, Arian Madhi, kane paralajmeruar se ne rastin e nje mospyetjeje per reformen zgjedhore, atehere do te largohen nga koalicionit respektive, per te dale te vetme ne zgjedhje. Pavaresisht se sistemi proporcional, te cilin, me sa duket, e kane vendosur dy partite e medha, nuk kane nevoje per nje kercenim te tille, pasi ai kete atribut ka: daljen vetem secila parti ne zgjedhje. Shkak per kete kercenim ka qene, sipas tyre, mungesa e konsultimeve per sistemin zgjedhor dhe reformen ne pergjithesi, ku ka qene pikerisht Meta, ai qe dy dite me pare eshte shprehur kunder PS.
Levizja Socialiste per Integrim do te dale e vetme ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kesisoj, LSI leshon nje sinjal te qarte kercenues per Partine Socialiste, nese ajo nuk reflekton, lidhur me reformen zgjedhore, duke vijuar te mos perfille tryezen e koalicionit te majte mbi kete ceshtje. Nje qendrim i tille eshte bere dje i ditur zyrtarisht nga nenkryetari i LSI-se, Dritan Prifti. Ne kete menyre, gjate nje komunikimi me mediat, Prifti i meshoi me force faktit se, “nese Rama dhe Berisha duan te lajne hesapet me njerezit brenda forcave te tyre politike, ky nuk eshte problem i Shqiperise. Shqiptaret nuk duhet te paguajne haracin e kesaj politike qe po ndjekin kreret e dy partive, PS e PD, perkatesisht Rama e Berisha. Nese PS ka zgjedhur ne menyre te njeanshme qe tryeza e opozites te mos funksionoje me, atehere ne, si LSI, do te nisim fushaten vetem”. Madje, po ne kete linje, deputeti i LSI-se u shpreh i bindur se ne fund te gares ky subjekt politik i ka te gjitha shanset per te dale forca e pare politike. “LSI mund te beje nje fushate te vetme para te gjitheve. Jemi te bindur se kemi perkrahjen shume te madhe. Kemi mundesi te jemi forca e pare politike e te majtes ne Shqiperi”, deklaroi Prifti, lidhur me kete ceshtje.
Republikanet kercenojne Partine Demokratike ne lidhje me sistemin zgjedhor qe pritet te percaktohet se shpejti. Keshtu, kreu i Grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi, deklaroi se, ne rast se PR-se nuk i merrej parasysh qendrimi i saj per reformen zgjedhore, atehere ajo te merrte masa te menjehershme. “Nese ne do ta gjejme veten te perjashtuar nga ky proces, ne do te ndjekim rrugen tone kushtetuese”, theksoi dje Arian Madhi, duke dhene keshtu edhe nje mesazh per aleaten e tij, PD-ne. Sipas Madhit, vendosja e sistemit elektoral, qe do te perdoret ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nuk mund te jete atribut vetem i dy partive me te medha parlamentare. “Nese dy partite e medha do te marrin nismen e tyre per te ndryshuar sistemin, me pare duhet te ulen e te bashkebisedojne me te gjithe aktoret politike, sepse sistemi ka te beje me rregullat e lojes, dhe rregullat e lojes nuk vendosen vetem nga dy parti te vetme”, deklaroi ne nje prononcim per mediat Arian Madhi. Por, nga ana tjeter, kreu i Grupit parlamentar te PR-se theksoi se PR vazhdon te mbaje te njejtin vullnet dhe gatishmeri per te bashkepunuar me dy partite e medha ne vend per reformen zgjedhore.
O.Xhilaga/F.Mejdini
Prifti
“Nese Rama dhe Berisha duan te lajne hesapet me njerezit brenda forcave te tyre politike, ky nuk eshte problem i Shqiperise. Shqiptaret nuk duhet te paguajne haracin e kesaj politike qe po ndjekin kreret e dy partive, PS e PD”
Madhi
“Nese ne do ta gjejme veten te perjashtuar nga ky proces, ne do te ndjekim rrugen tone kushtetuese. Duhet te ulemi te bisedojme. Sistemi ka te beje me rregullat e lojes, dhe rregullat e lojes nuk vendosen vetem nga dy parti te vetme”