Shkrihen strukturat e FRESSH e FGS
Oli Xhilaga
Forumi i Rinise dhe i Gruas Socialiste nuk do te operojne me si struktura drejtuese me vete, por vetem si pjese perberese te Asambleve Socialiste. Ky ndryshim eshte i sanksionuar ne statutin e ri te Partise Socialiste, i cili ka te percaktuar tashme qe keto dy forume do te ngrihen prane cdo njesie vendore. Per me teper, me ndryshimet e reja statusore, nuk eshte ndryshuar vetem menyra e organizimit dhe e funksionimit te FGS-se dhe te FRESSH, por dhe menyra e drejtimit te tyre. Keshtu, keto dy forume nuk do te kene me kryetar, por vetem koordinator, te cilet do te jene te zgjedhur ne cdo njesi vendore. Ne kete menyre, do te jene 385 koordinatore te FGS dhe te FRES, perkatesisht per cdo njesi, dhe do te jene te gjithe koordinatoret ne nivel rrethi, qe do te zgjedhin drejtuesin e tyre. Nderkaq procesi per zgjedhjen e koordinatoreve te ketyre dy forume ka nisur dhe mund te thuhet se nje pjese e mire e njesive vendore ka perfunduar kete proces.
Njekohesisht dhe Tirana eshte perfshire ne zgjedhjen e koordinatoreve te saj per cdo njesi vendore. Qe ne shtator te vitit te kaluar, Kryesia e Partise Socialiste vendosi nisjen e procesit zgjedhor per forumet e lartpermendura, duke i hapur rruge kesisoj ndryshimeve te reja dhe ne keto dy struktura, te cilat tashme nuk do te funksionojne te ndara, por si pjese komplementare e strukturave drejtuese te partise. Nga ana tjeter, me ane te ketij procesi po realizohet i gjithe riformatimi i kampit roze ne pershtatje me strukturen e re statusore te PS-se. Kryesia socialiste vendosi qe procesi i zgjedhjeve ne FRESH dhe ne Forumin e Gruas te drejtohet nga Sekretarja per Shanse te Barabarta prane PS-se, Edlira Haxhiymeri. E nderkohe, gara per postin e koordinatores se FGSSH-se, ka perfshire disa emra jo pak te rendesishem ne karrieren politike te Partise Socialiste, por pa lene menjane dhe prurjet e reja ne kete parti. Keshtu, ne kete liste, u perfolen emrat e Ermelinda Meksit, Mimi Kodhelit, Ledi Shamkut apo ajo e Lindita Nikollit.
Forumi Rinor Eurosocialist, i krijuar qe ne vitin 1991, ka qene organizmi qe i ka dhene tonin e ndryshimit Partise Socialiste, duke i shkrire dhe duke u bere here e here dhe pjese drejtuese e te gjitha nismave socialiste. Me kryetar te pare, Ilir Zelen, FRESSH kaloi per te Majko, i cili e mbajti per disa vite me radhe per ta dorezuar me vote te Ilir Meta, njeriu i forte i PS. I cili me kete forum krijoi dhe skalionin anti-Nano ne kete parti, duke formuar ne kete menyre nje oponence efektive, qe i dha ne fytyre demokratike dhe perendimore Partise Socialiste, e cila akuzohej pafundesisht si trashegimtare e PPSH. Nderkohe qe Meta, duke qene dhe kryetar i FRESSH, u zgjodh kryeminister i vendit, duke pasuar nje tjeter kryetar te ketij forumi rinor ne kete post, Pandeli Majkon. Pas kesaj, ky organizem rinor eshte drejtuar nga Kryemadhi, bashkeshortja e Metes, pastaj Koja dhe, me sa duket, kryetarja e fundit do te jete Megi Artyjesa. E cila do te shenoje dhe permbylljen e ketij cikli te arte te te rinjve socialiste.
Majko e Meta
Meta, duke qene dhe kryetar i FRESSH, u zgjidh kryeminister i vendit, duke pasuar nje tjeter kryetar te ketij forumi rinor ne kete post, Pandeli Majkon. Pas kesaj ky organizem rinor eshte drejtuar nga Kryemadhi, bashkeshortja e Metes, pastaj Koja dhe me sa duket kryetarja e fundit do te jete Megi Artyjesa, e cila do ta mbylle, me sa duket, ciklin.
Organizimi
Do te jene 385 koordinatore te FGS dhe te FRES, perkatesisht per cdo njesi, dhe do te jene te gjithe koordinatoret ne nivel rrethi, qe do te zgjedhin drejtuesin e tyre. Nderkaq procesi per zgjedhjen e koordinatoreve te ketyre dy forume ka nisur dhe mund te thuhet se nje pjese e mire e njesive vendore ka perfunduar kete proces.
Gara
Gara per postin e koordinatores se FGSSH-se, ka perfshire disa emra jo pak te rendesishem ne karrieren politike te Partise Socialiste, por pa lene menjane dhe prurjet e reja ne kete parti. Keshtu, ne kete liste, u perfolen emrat e Ermelinda Meksit, Mimi Kodhelit, Ledi Shamkut apo ajo e Lindita Nikollit. Procesin e drejton Haxhiymeri.