E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekali, personazhi i diskutueshëm që akuzoi Flamurtarin për trukime

Në fund të korrikut që sapo kaloi, Xhixhi Bekali lëshoi akuza të forta ndaj Flamurtarit, për ndeshjen që vlonjatët humbën 8:1 në fushën e Madhëruellit. Ai nuk u shpreh aspak i mahnitur nga fitorja e thellë e skocezëve, të cilët në turin e ardhshëm të Ligës Europiane do të luanin pikërisht kundër Steauas së Bukureshtit. Në tentativën për të ulur bujën e atij rezultati, 51-vjeçari hodhi baltë ndaj skuadrës së Memushit. "Ndoshta janë hedhur baste për rezultatin e saktë të ndeshjes, ose për një diferencë të madhe golash, ishin disa prej fjalëve të tij. Nëse shënuan 8 gola në portën e Flamurtarit, do të thotë se Madhëruelli nuk është një skuadër e keqe. Megjithatë, skocezët duhet të kenë parasysh se Steaua nuk është një skuadër shqiptare". Bekali është një prej biznesmenëve dhe figurave politike më të diskutueshme në Rumani. Me origjinë arumune nga Plasa e Korçës, u bë i njohur sepse në janar të vitit 2003 mori drejtimin e Steauas (me 51 për qind të aksioneve), ndërsa me kalimin e kohës e bleu të gjithë klubin e mirënjohur të Bukureshtit. Vetëm pak kohë përpara akuzave ndaj Flamurtarit për trukim rezultati, më saktësisht në maj 2008, ai u akuzua se tentoi të blinte disa lojtarëve të CFR Kluj: skuadra që në atë vit u shpall kampione e Rumanisë. 51-vjeçari kishte gati një valixhe me 1.7 milionë euro, që do t‘u dorëzohej lojtarëve kundërshtarë nga 4 persona. Në vitin 2000 i ka hyrë karrierës si politikan në vendin e tij, ndërsa në qershor të këtij viti u bë anëtar i Parlamentit Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›