Gramshi, klubi "satelit" i Steauas së Bukureshtit
Steaua e Bukureshtit, klubi më i suksesshëm rumun në arenën ndërkombëtare, por edhe në kampionatin vendas (me 23 tituj të fituar) do të ketë një skuadër "satelite" në Shqipëri. Bëhet fjalë për FK Gramshin, ekipin që militon në Kategorinë I dhe aktualisht ndodhet në pozita mjaft të vështira në klasifikim. Arkitekti i këtij plani është Xhixhi Bekali (emri i vërtetë është Xhorxh Bekali), një prej biznesmenëve dhe politikanëve më të njohur në Rumani, i cili prej qershorit 2009 është votuar edhe si deputet në Parlamentin Europian. 51-vjeçari, që së bashku me nipërit e tij zotëron aksionet e klubit që në sezonin 1985-‘86 fitoi Kupën e Europës (sot ky aktivitet quhet Champions League), është shprehur mjaft entuziast rreth kësaj ideje. Kjo edhe prej faktit se në vendin tonë, mbi të gjitha në zonën e Gramshit, jeton një numër i konsiderueshëm me popullsi arumune, por edhe sepse gjyshërit dhe prindërit e Bekalit kanë lindur në Shqipëri.
Mediat rumune kanë bërë të ditur se FK Gramshi do të marrë imazhin e Steauas dhe do të jetë një "kopje" perfekte e klubit nga Bukureshti. Skuadra do të quhet FC Steaua Gramsh, do të mbajë fanella me ngjyrat karakteristike kuqeblu, madje sipas projektit pritet që të ndryshohet edhe emri i stadiumit, i cili do të quhet "Xhixhi Bekali".
Së fundmi, Xhovani dhe Viktor Bekali, dy nipërit e pronarit të Steauas, kanë zhvilluar një "mision zbulimi" drejt vendit tonë, duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për të hapur aktivitete biznesi. Në këtë udhëtim, ata u shoqëruan nga menaxheri i futbollistëve, Stefan Kokoneshi, që disa vjet më parë realizoi transferimin e Albert Duros në Rumani, pikërisht te kuqeblutë e Bekalit. Objektivi i tyre kryesor është hapja e një fabrike për ujin mineral, duke shfrytëzuar edhe kushtet e favorshme që ofron Gramshi. Një tjetër fakt interesant është se ky biznes nuk do të ketë qëllime përfitimi: njerëz të afërt me Xhixhi Bekalin theksuan se paratë do të investohen në shërbim të qytetit për ndërtimin dhe rikonstruktimin e shkollave, kishave dhe natyrisht për të rritur nivelin e futbollit. "Së bashku me nipërit e Xhixhi Bekalit udhëtova drejt Shqipërisë, pasi ata dëshirojnë të hapin disa biznese në këtë vend. Madje, Xhixhi do të marrë në pronësi edhe një skuadër futbolli (bëhet fjalë për FK Gramshin)", pohoi Kokoneshi. "Nipat e Xhixhi Bekalit kishin shprehur dëshirën për ta vizituar vendin tonë dhe fshatin ku kanë lindur paraardhësit e tyre në zonën e Gramshit. Aty vazhdon të ketë një numër të madh njerëzish me origjinë arumune".
Autoritetet lokale në Gramsh kanë vendosur që t‘ia dorëzojnë biznesmenit rumun skuadrën. Bekali ka rënë dakord që të sponsorizojë 500 mijë euro në sezon, ndërsa funksionarët e qytetit e kanë garantuar se menjëherë pasi marrëveshja të realizohet, stadiumi i qytetit do të marrë emrin "Xhixhi Bekali".