E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjaer: Ujkani, paraqitje e mirë kundër Danimarkës

Simon Kjaer ka folur për sfidat ndërkombëtare që luajti me fanellën e përfaqësueses daneze në eliminatoret e Botërorit 2010. Sapo është kthyer në grumbullimin e Palermos, mbrojtësi i talentuar fillimisht ka vlerësuar paraqitjen e portierit të Shqipërisë, Samir Ujkani, në takimin ku skuadra e Olsen barazoi 1:1 në Tiranë. Për "Giornale di Sicilia", ai tha: "Në takimin Shqipëri-Danimarkë, Samiri u paraqit mjaft mirë. Jemi shumë shokë, pavarësisht se shkoi një vit për të luajtur te Novara. Ai ishte një prej lojtarëve që më qëndroi pranë kur u transferova te Palermo". Më tej, Kjaer ka folur edhe për ndeshjen me Portugalinë dhe për yllin e luzitanëve, Kristiano Ronaldo. "Është mjaft e vështirë të luash kundër tij, pasi Ronaldo është një lojtar shumë i shpejtë. Në minutat e para po zhvilloja dyluftime në distancë, por ai është i rrezikshëm dhe gjithmonë tentoja t‘i ‘vidhja‘ kohën gjatë ndërhyrjeve", përfundoi 20-vjeçari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›