Bekam: Anglia është si Reali

04/02/2005
Devid Bekam, gjatë një konference për shtyp ka thënë se, nuk është aspak i shqetësuar për ata që kritikojnë lojën e tij: “Përderisa unë jam në formë të mirë me Real Madrid dhe Kombëtaren, nuk më interesojnë ato që thuhen”. “Gjëja më e rëndësishme për mua është se, ndihem mirë me mënyrën e lojës që jam duke luajtur- ka thënë mesfushori anglez për BBC. Mund të them se, janari ka qenë muaji më i mirë për mua”. Më pas: “Përpara me presin shumë ndeshje të rëndësishme me Real Madrid dhe Kombëtaren”. Bekam mendon se, ardhja e trajnerit Vanderlei Luksemburgo ka qenë shumë vendimtare, në rezultatet e arritura të skuadrës: “Viti 2005 ka filluar në mënyrën më të mirë. Në pankinë u ul një trajner i ri dhe ne jemi duke luajtur një futboll më të bukur se disa muaj më parë. Luksemburgo ka debutuar me fitore, në një ndeshje që zgjati vetëm gjashtë minuta”. “Luksemburgo punon shumë në stërvitje dhe të gjithë jemi në koinfidenca me të. Tashmë duhet të shohim vetëm përpara. Jemi shtatë pikë larg Barcelonës, por punët janë duke shkuar mirë për ne”. “Në çdo sezon, unë dua të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur, duke luajtur futboll të bukur”- ka vazhduar Bekam. Javën e ardhshme, Devid Bekam do të jetë i impenjuar. Ky do të jetë një test i vërtetë i formës së tij me skuadrën Kombëtare: “E rëndësishme është të mos pësojmë gola. Është gjithmonë e këndshme të luash me Anglinë, por është e rëndësishme të zhvillohen ndeshje miqësore, për t`u përgatitur për ndeshjet kualifikuese. Duhet të luajmë bashkë sa më shumë të jetë e mundur. Trajneri mund të provojë kështu, edhe futbollistët e rinj”. Megjithëse është i impenjuar në kampionatin spanjoll, Devid Bekam, asnjëherë nuk e ka harruar Premier Ligën: “Nuk ka shumë kampionate të tillë në botë- ka vazhduar. Është shumë tërheqës dhe me intensitet. Çelsi është shumë pranë titullit kampion, por Mançester Junajtid është duke fituar dhe nuk duhet të harrojmë atë që Arsenal mund të bëjë në fushë”- ka përfunduar Bekam.