Schmeken. Leksion për artin e zi në sallonet politike

04/02/2005 Bota gjermane në një "qendër të re"
Ekspozita fotografike "Qendra e re" (Gjermania 1989-2000), e artistes gjermane Regina Schmeken, sjell në Tiranë ngjarje të viteve '90 në Gjermani, një përmbledhje fotosh kushtuar identitetit gjerman dhe vendit të saj, si qendra e re e Europës
Historia ka qenë gjithmonë e padrejtë me të vegjlit, por edhe me të "humburit". E një nga këto vende është edhe Gjermania. Për rreth 50 vjet, ky komb do të jetonte i ndarë jo vetëm nga një vijë demarkacioni, jo vetëm nga një mur, por edhe nga sistemet ekonomiko-politike. Për shumë vite bashkimi i këtij vendi do të konsiderohej si një pamundësi historike, por "papritur" në vitet '90 do të vinte bashkimi, rikrijimi i një identiteti, sa të vjetër po aq edhe të ri. Ky identitet, vjen në "bardhë e zi" dhe prezanton Gjermaninë si një qendër të re të Evropës, në Galerinë Kombëtare, në fotoekspozitën që u hap dje. Koncepti bardhë e zi është përdorur gjerësisht në vitet e fundit jo vetëm në foto, por edhe në kinematografi. Qëllimi? Natyrisht që jo të shohësh gjërat në bardhë e zi, por në thellësi, në të vërtetën e tyre. Nga bota e modës deri te Dalai Lama, nga Krishti i kryqëzuar deri te karrigia me këmbë të thyera, në mes të asgjëkundit, parakalojnë para syve të vizitorëve, duke të të kujtuar se perfiria vjen në qendër dhe qendra shkon në periferi. Ky burrat e shtetit i lenë vendin njëri tjetërit, por kombet mbeten, nocionet mbeten jo vetëm në histori, por edhe në gjeografi. "Për më shumë se një gjysëm shekulli ne jetuam në dy kahje ekstreme, ku pozicioni ynë shikoheshe duke u nisur nga Uashingtoni ose nga Moska. Nga këto qendra ne konsideroheshim si raste ekstreme: 'Krauts' nga zotërinjtë tanë anglosaksonë dhe 'Fritzy' nga Lindorët. Të dy emërtimet vinin në sajë të shakave që thuheshin në metropolet e fuqive të mëdha. Edhe ne buzëqeshnim me to. Që prej gjithmonë, të vegjëlit, të dhunshmit ata që janë vecanërisht më të prekshëm, ushqejnë karikaturat e të mëdhenjve. Këtë gjithashtu ne e mësuam. Dhe papritur në dekadën e fundit të shekullit të kaluar ne kaluam në qendër", shkruan Regina Schmeken.