Sakrifica e Barcelonës

04/02/2005
E ardhmja e Ronaldinjos te Barcelona është gjithmonë në dyshim. Fantazisti brazilian që kërkohet me shumë insistim nga Milani dhe Çelsi, mund të largohet nga Barcelona, në fund të sezonit. Lajmin e ka dhënë gazeta e përditshme spanjolle “Marca”, e cila nënvizon se klubi blugrana, për shkak të bilancit mund të humbasë futbollistin më të rëndësishëm.
Sipas gazetës spanjolle, merkato e Barcelonës gjatë verës së shkuar ka qenë shumë e kushtueshme dhe blerjet e dimrit (Albertini dhe Maski Lopez) kanë konfirmuar se klubi blugrana nuk mund të shpenzojë shumë para. Sigurisht, presidenti Laporta nuk mund të blejë më futbollistë që kushtojnë 30 milionë euro, shifra që është paguar për transferimin e Samuel Etos, nga Majorka te Barcelona. Një gjë është e sigurtë: në arkën katalanase mungojnë shumë para dhe megjithëse skuadra është pretendente në kampionatin spanjoll dhe Ligën e Kampioneve, paratë që vijnë nga këto dy kompeticione nuk janë të mjaftueshme. Dhe kështu, gjatë verës së ardhshme, Barcelona do të jetë e detyruar të shesë një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, për të mbajtur në linjë bilancin. Ai që mund të sakrifikohet është pikërisht braziliani Ronaldinjo, i cili ka marrë disa oferta të bujshme nga Milani dhe Real Madrid. Skuadra madrilene ka konfirmuar shifrën e 169 milionë eurove që do të shpenzohen gjatë verës së ardhshme për merkaton dhe një pjesë e tyre do të përdoren për të siguruar fantazistin, megjithëse ky i fundit, disa ditë më parë i ka lëshuar mesazhe dashurie, skuadrës katalanase: “Nuk kam menduar asnjëherë të largohem nga Barcelona dhe mbi të gjitha, mund t`iu siguroj se nuk do të luaj kurrë me Real Madrid”. Nuk duhet t`i besojmë shumë fjalëve të Ronaldinjos, sepse kështu ka thënë edhe Ronaldo përpara se të largohej nga Barcelona, për të veshur bluzën e Interit. Nga ana tjetër është Çelsi. Skuadra e bosit rus, Roman Abramoviç, ka treguar interes për fantazistin dhe madje, në një takim ka qenë vetë Abramoviç, ai që i ka kërkuar Ronaldinjos, të veshë bluzën e Çelsit. Dhe në fund është Milani. Adriano Galeani asnjëherë nuk e ka mohuar interesin për brazilianin dhe ndoshta në fund të këtij sezoni, presidenti Berluskoni mund të sakrifikojë disa para, për një futbollist që ia vlen të shpenzosh.