E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam, PSG-ja mund të rinovojë që tani

Siç duket, David Bekam nuk ka ndërmend të lërë futbollin e luajtur të paktën edhe për disa vjet. Pas nënshkrimit me skuadrën e Paris SG-së dhe formën e mirë të treguar në ndeshjet që është aktivizuar, sheikët miliarderë, pronarë të klubit parisienë, kanë menduar për ta zgjatur kontratën me yllin e futbollit anglez. Ndoshta të ardhurat që përfiton klubi nga reklamat e tij, mund të jenë më të mëdha sesa çfarë mund të japë Bekami në fushën e lojës. Gjithsesi, Bekam po i bën të dyja. 
(a.k/eduardilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›