E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni mposht sërish Juven, Barça kualifikohet me zemër në dorë

Ndryshe nga e marta, ku u shënuan nga 5 gola për ndeshje, në sfidat e mbrëmbshme ka pasur nga dy gola, edhe pse në fakt në parashikime mund të pritej më shumë, ku ndesheshin ekipe që shënojnë tradicionalisht më shumë. Por kujdesi i Bajernit të Mynihur më shumë për mos pësuar, apo mungesa e Mesit te Marcelona që nga fillimi i ndeshjes, ndoshta ia kanë zbehur disi spektaklin. Por në fund nuk ka surpriza. Bajerni, ashtu siç parashikohej, pas fitores 2-0 në Mynih, është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve pa problem, madje duke mposhtur sërish Juventusin. Ndryshe ka qenë në Barcelonë, teksa katalanasit kanë vuajtur jo pak, pasi në fillim kanë shënuar francezët e PSG-së me anë të Pastores, por në pjesën e dytë ka barazuar Pedro në 1-1. Barcelona është kualifikuar vetëm falë rezultatit 2-2 të arritur një javë më parë në Paris. Shorti do tw hidhet të premten. Të kualifikuar janë Reali i Madridit, Barcelona, Dortmund dhe Bajern Mynih. 
(d.b/eduardilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›