Tentojnë ta grabisin, mbetet i plagosur kambisti
TIRANE- Tentojnë ta grabisin, mbetet i plagosur kambisti. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin shtetasin Ylli Omeri. Në tentativë për të grabitur paratë agresorët e kanë goditur 2 herë me tytën e një pistolete.
I plagosuri është dërguar menjëherë nga makinat e rastit në spital ku mësohet se ka marrë fraktura në trup por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake mësohet se 2 autorë të dyshuar janë shpallur në kërkim. Burime nga policia konfirmojnë se autorët nuk kanë mundur ti grabisin asgjë kambistit.
(e.m/BalkanWeb)