E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuçiç: Të gjendet zgjidhje afatgjatë për Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se për Serbinë është me rëndësi që sa më parë të gjendet zgjidhje afatgjatë për zgjidhjen e marrëdhënieve me Kosovën.

“Nuk jam në gjendje që këtë ta kufizoj me data, por për vendin tonë është më mirë që sa më parë dhe të mos taktizojmë e të zvarrisim, por t’i ruajmë interesat tonë”, u tha Vuçiç gazetarëve në Beograd, pas takimit me deputetët e parlamenteve të Gjermanisë dhe Francës, transmeton Telegrafi.

Ai deklaroi se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe të vazhdoj kërkimi i zgjidhjes së kësaj çështjeje.

“Serbia nuk mundet të nënshkruaj diçka, që nuk mund ta realizoj, por është për zgjidhje për të cilën janë të nevojshme edhe kompromiset e palës tjetër”, tha Vuçiç.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›