Tottenhami fiton ndaj Liverpoolit
Disa ditё pasi e mposhti nё Premierligё, Tottenham ka shёnuar sёrish fitore ndaj Liverpoolit, kësaj here ndaj ekipit tё dytё, duke e eliminuar nga Kupa Carling me rezultat 4-2. Rafa Benitez vendosi qё nё kёtё ndeshje tё luajё me futbollistё tё cilёt rrallё fitojnë rast nё ekipin e parё, me përjashtim tё Fernando Torres i cili doli i si fillestar nё kёtё ndeshje. Pёr Tottenhamin, Daren Bent nuk u paraqit nё kёtё ndeshje, ndërsa kёtё mё sё miri e shfrytëzuan Roman Pavlychenko dhe Fraizer Campbell, tё cilёt qё tё dy shënuan nga dy gola (Pavlychenko nё minutat 38 dhe 52, dhe Campbell nё minutat 42 dhe 45). Pёr Liverpoolin golat i shënuan Plessis (49') dhe Hyypia (64').Ndeshja u karakterizua edhe me njё lёndim serioz tё portierit tё Tottenhamit, Gomes, i cili u largua nga fusha.