E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam, konfrontohet me tifozet

Devid Bekam eshte perfshire ne nje konfrontim te pazakonte me tifozet, ne Los Anxhelos Galaksi, qe po ndiqnin nje ndeshje te skuadres se tyre. Bekam pas kthimit nga Italia, eshte perfshire ne skuadren me te cilen aktivizohet prej nje sezoni. Ish-lojtari dhe kapiteni i Mancester Junajtid, deshi te kalonte nje barriere dhe ishte gati qe te futej ne stadium, per te goditur nje grup tifozesh. Ai eshte ndalur dhe eshte kthyer pas, nga stafi i sigurise. Pas ngjarjes, 34-vjecari eshte perpjekur qe te shpjegohet: - "U perpoqa qe te sqarohem me nje djale i cili me drejtonte doren, por nuk e di se cfare deshironte. Kjo ishte e gjitha".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›