Kanavaro e gjen Juven sic e la
Kanavaro foli per here te pare pas bashkimit me Juventusin, se tek bardhezinjte gjeti ambientin e duhur. "Kam gjetur shpirtin dhe kulturen qe lashe ne kete klub", - theksoi Kanavaro. Tani mbetet qe ai te fitoje trofe dhe thote, se eshte rikthyer me kete synim ne radhet e Juves. "Ne vitin 2006 e lame Juven ne nje moment shume te mire, kur skuadra fitonte trofe. Ne keto vite kane ndryshuar shume gjera, por mbetet e njejta Juve. Ajo eshte rikthyer dhe mendoj se do te jete padyshim skuadra qe do te dije te fitoje, sic jane mesuar ta shohin tifozet ne Itali dhe ne mbare boten". Pas kater sezoneve te veshtira, kur ra edhe ne Seria B, Juventusi eshte rikthyer dhe ekipi i ketij edicioni, shihet pretendent per titull.