E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje adoleshentesh per makinen, plagoset 19-vjecari

Tirane- Nje adoleshent ka mbetur i plagosur me thike pas nje zenke ne bilardo. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, rreth ores 23:00, tek ish-ekspozita "Shqiperia Sot", ne afersi te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, autoret e ketij krimi, dyshohet se pas humbjes se lojes me Eugert Sinen, 19-vjec, kane pritur sapo ky i fundit te dale nga ambientet e bilardos. Menjehere i jane afruar dhe kane nisur te debatojne. Gjate nje momenti dyshohet se njeri prej tyre ka nxjerre thiken dhe e ka plagosur te riun. Kane qene banoret e lagjes qe lajmeruan uniformat blu, si dhe kane bere te mundur dergimin ne spital te te plagosurit, ku ka marre ndihmen e nevojshme. Sina ndodhet jashte rrezikut per jeten. Sipas burimeve nga policia, i demtuari ka marre tre plage ne pjesen e barkut. Nga hetimet paraprake dyshohet se dy jane autoret e kesaj ngjarjeje, emrat e te cileve nuk behen te ditur per shkak te hetimeve. Te dyshuarit jane bashkemoshatare te Sines. Dy te dyshuarit si autore, mesohet se ishin konfliktuar nje jave me pare me te riun, per ferkime te automjeteve dhe dy dite me pare jane perballur serish ne bilardo me njeri-tjetrin.

R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›