Pafajesia, sherr prokurori-gjykate
BERAT- Prokuroria kerkoi denimin me 5 vite burg dhe gjobe per ish-shefat e Antitrafikut ne Berat per "shperdorim detyre" dhe "veprime arbitrare", gjykata i deklaron te pafajshem, duke pushuar ceshtjen per mungese provash. Diten e djeshme, Gjykata e Beratit, i ka dhene fund procesit te nisur dy vjet me pare ne ngarkim te ish-shefit te trafiqeve, Mehmet Rrapo, aktualisht shef i Komisariatit Kucove dhe Eno Softes, ish-inspektor i zyres, aktualisht shef i saj. Ne seancen e fundit per kete ceshtje, kryetari i trupit gjykues, Nazmi Troka, deklaroi pafajesine per dy te akuzuarit Rrapo dhe Softa, te cilet u perballen me hetimin dhe gjykimin ne gjendje te lire. Kryetari i treshes gjykuese, pohoi ne emer te ketij organi pafajesine per dy veprat penale te ngritura nga prokuroria, "shperdorimi i detyres" dhe "kryerja e veprime arbitrare". Ne fjalen e tij, Troka argumentoi se dy akuzat qe rendonin ndaj oficereve te larte, bien. I menjehershem ka qene reagimi i kreut te organit te prokurorise, pas vendimit. Xhemal Saliaj, i kontaktuar me telefon pas dhenies se ketij vendimi, u shpreh se menjehere pasi gjykata do te zbardhe vendimin e dhene, organi qe ai drejton do te apeloj ceshtjen. "Per kete vendim te dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Berat, do te ve ne dijeni Keshillin e Larte te Drejtesise dhe Ministrine e Drejtesise", u shpreh kreu i akuzes. Saliaj vijoi se gjithashtu do te apeloje vendimin e dhene ne te gjitha shkallet e gjyqesorit. Ai shkon dhe me tej, duke u shprehur se pergjegjesia per kete ceshtje, duhet te ndahet midis institucioneve. "Nese hetimi i ngritur nga Prokuroria e Beratit per kete ceshtje ka qene i gabuar, atehere do te jete ky organ qe do te mbaj pergjegjesine, por nese gjykimi i dhene nga gjykata eshte i padrejte, do te jete gjykata ajo qe duhet te pranoje dhe te mbaje pergjegjesine e saj", tha Saliaj. Prokuroria e Beratit, dite me pare kerkoi denimin me tre vjet burg dhe kater milione leke gjobe, per Rrapon dhe denimin me dy vjet burg dhe dy milione leke gjobe per Soften, per dy akuza "shperdorim detyre" dhe "kryerje te veprime arbitrare". Sipas hetimit te prokurorise, ne kohen qe ata mbanin kete detyre kane shkelur ligjin duke marre ne pyetje nje vajze nga Berati, per te cilen prinderit kishin pretendime, se ishte trafikuar nga nje djale ne Greqi. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 2007, kurse e reja dyshohet se eshte trafikuar me pare dhe me pas eshte riatdhesuar nga Greqia. Nderkohe qe marrja e saj ne pyetje dhe mbajtja disa ore ne komisariat, nuk eshte regjistruar ne organin blu. Por, gjykata hodhi sot poshte me vendimin e saj, pretendimet e ngritura nga organi i akuzes dhe pushoi ceshtjen duke i shpallur oficeret te pafajshem.
E. Hazizolli
E. Hazizolli