E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplaset me borduren, aksidentohet kryebashkiaku

Kryetari i bashkise se Memaliajt, Pellumb Bodeci, eshte lenduar ne nje aksident automobilistik prane parkut natyror te Viroit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur zyrtari i larte, ne momentin qe ishte duke udhetuar me nje automjet privat, qe e drejtonte vete, ka dale nga rruga. "Makina me targa te huaja PVKY 47 89, e drejtuar nga Bodeci, eshte perplasur me anesoret prej betoni te rruges, duke dale ne fushe te hapur", thone burimet policore. Menjehere kryebashkiaku eshte transportuar per ne spitalin e Gjirokastres, ku ka marre ndihmen e pare mjekesore dhe me pas eshte kthyer per ne banese. Policia nisi hetimet, per zbardhjen e shkaqeve te ngjarjes.

B. K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›