E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam prezantohet të shtunën tek Milani

Milano - Mesfushori anglez, David Bekam, do të prezantohet ditën e shtunë tek skuadra e Milanit. Anglezi do të merret në formë huazimi nga kuqezinjte deri në fillimin e sezonit të ardhshëm në Amerikë. Lojtari do të largohet nga Milano në fundin e muajit mars.

Strategjia që po ndjek ekipi i Milanit, për të sjellë emra të mëdhenj të futbollit në Milanelo, është kritikuar nga shumë specialistë si jolargpamëse. Milani është një nga ekipet që ka mesataren më të lartë të moshës së futbollistëve, dhe jo pak forma fizike e lojtarëve ka ndikuar në ecurinë e ekipit të drejtuar nga Ançeloti.

Drejtuesit e shohin këtë blerje më shumë në aspektin financiar, pasi lojtari parashikohet të sjellë një shumë të madhe në arkat kuqezinjve nga reklamat dhe shitja e imazhit të tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›